Fotot nudo, flet motra e Manajt: Asgjë kundër gay-ve, por nuk është realiteti i Reit

Publikuar tek: sport, më 19:53 12-03-2016 Fotot nudo, flet motra e Manajt: Asgjë kundër gay-ve, por nuk është realiteti i Reit

Ka mjaftuar një foto që të nervozojë dhe shqetësojë për një moment sulmuesin shqiptar të Interit, Rei Manaj, dhe familjen e tij.

Si fillim ajo u postua në profilin zyrtar në “Instagram”, ku pretendohej të ishte ai në një vaskë së bashku me një tjetër futbollist, shokun e tij të ngushtë. Më pas, bëri dhe xhiron e internetit në rrjetet sociale e portale të ndryshme online.

Alvi Manaj, motra e madhe e Reit, rrëfen për “Panorama Sport” momentet e reagimit të familjes dhe të vëllait pas postimit të fotos.

Si e përjetuat momentin kur patë foton që po qarkullonte në rrjetet sociale?

U inatosa, u ndjeva shumë e indinjuar! Direkt mendova për Rein dhe prindërit e mi. E vetmja gjë që doja, ishte të ndodhesha pranë tyre. Ne jemi njerëz të drejtë e të pastër që shohim punën tonë dhe jo të të tjerëve. Kjo që ndodhi, ishte vërtet diçka e ulët. Ende s’e kuptoj se si mund të vjedhësh profilin e dikujt tjetër, të postosh një foto të tillë dhe më pas t’i bësh po vetë “print screen”, duke e përdorur si lajm me “bujë” për të marrë disa klikime (qindarka)?! Realisht ishte një gjest i ulët, të cilin nuk mund t’ia bësh askujt e jo më Reit, i cili nuk ka asgjë kundër askujt, përkundrazi, përpiqet që të japë maksimumin dhe e shfaq kudo dashurinë për Shqipërinë. Ndërsa po vetë atdhetarët e tij, disa persona kuptohet, t’i bëjnë një gjë të tillë, për inat apo ku di unë, në të vërtetë është turp! S’e kuptoj përse duhet të arrijnë deri aty dhe të hedhin baltë mbi kurrizin e një djali 19-vjeçar, i cili punon me vullnet dhe pasion tepër të madh për të arritur sa më lart. Të vjen shumë inat, edhe turp njëkohësisht!

Po Rei si reagoi?

Unë dhe Rei jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai flet me mua hapur për çdo gjë. Sigurisht më telefonoi direkt dhe e ndjeva që diçka kishte ndodhur. Ndodhesha diku dhe për një çast i harrova të gjitha, u nisa për në shtëpi, ndërkohë që flisja me atë. Normalisht ishte i mërzitur dhe nervoz. Më tha që të qetësohesha, ndërsa po më shpjegonte situatën. U preka pa masë. Reagova shumë keq, por më pas mendova se me rëndësi ishte që t’i qëndroja pranë atij dhe ta qetësoja. Ai ka shumë besim tek unë dhe më dëgjon. I thashë që të mos mërzitej dhe se do të rregullohej gjithçka, ta kalonte me pozitivitet dhe të diskutonte me prindërit. Edhe pse gjëja e fundit që do dëshiroja ishte që prindërit e mi të mos e merrnin vesh, të mos përfshiheshin fare. Tjetër gjë i thashë Reit dhe tjetër gjë bëja vetë. Brenda vetes ndihesha shumë e irrituar me këta njerëz që i bënë diçka të tillë, më erdhi keq për ta dhe veprimet e tyre.

Çfarë i sugjeruat?

Të ruante qetësinë, të mos u kushtojë rëndësi aspak banaliteteve të tilla. Rei është i ri akoma dhe impulsiv si çdo moshatar i tij kur i bëhen padrejtësi. Në këtë rast, ai ka reaguar me pak nxitim sepse është ndier i irrituar. Por me rëndësi është që pasi komunikoi me ne, mua, babin dhe mamin e kaloi atë ndjesinë jo të mirë që kishte në momentin që pa foton. Është i ri dhe akoma ka shumë për të mësuar. Njerëzit nuk janë ashtu siç duken, por ky është leksion për të. Rëndësi ka që ai t’ua ulë hundën atyre që përpiqen ta dëmtojnë dhe mërzisin me shpifje të tilla, duke e treguar veten në fushë sa herë që i jepet rasti. Vetëm kjo ka rëndësi për ne, të shohim mirë njëri–tjetrin dhe të kemi harmoni në familje.

Po e dashura e tij si e përjetoi?

Nuk kam folur me të. Ndoshta ajo s’di asgjë ose mund t’ia ketë shpjeguar Rei situatën. Ajo është një vajzë shumë e ëmbël dhe e dashur. Me siguri, duke e njohur, e di që i ka qëndruar pranë dhe është munduar ta qetësojë.

A u shqetësua familja për lajmin që nisi të qarkullonte në rrjetet sociale?

Unë e di qëata janë prekur. Ama, si çdo prind, nuk duan të shohin fëmijët e tyre të mërzitur për banalitete të tilla. Ne e njohim Rein dhe kjo është e rëndësishme. Sigurisht që u shqetë- suan, sepse Rei ishte mërzitur disi dhe nuk bëhet shaka me gjëra të tilla. Mami dhe babi na kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe na kanë mbështetur për çdo situatë. Gjithmonë na kanë ushqyer me dashuri. Nuk fitohet asgjë me urrejtje apo inate të brendshme, këtë e kanë vetëm njerëzit e liq, ata që përpiqen të dëmtojnë imazhin e njerëzve punëtorë dhe pozitivë. Nuk kanë arsye që të mërziten për banalitete apo shpifje të tilla. Rei kishte reaguar përmes një statusi në “Instagram”.

Çfarë ka dashur të thotë me «nuk do ta lë me kaq»?

Ka qenë i inatosur dhe ndoshta është nxituar me atë status. Nuk i vë faj, pasi nuk është hera e parë që përpiqen ta dëmtojnë imazhin e tij duke trilluar lloj-lloj histori të ndryshme. Ai ka toleruar gjithmonë, por këtë herë e tepruan. Bëhet fjalë për jetën e një djali që punon me shumë vullnet dhe ambicie. Me siguri është ndier i ofenduar dhe shumë i shqetësuar nga reagimi i prindërve, duke qenë që si unë dhe ai mundohemi të mos i mërzisim kurrë dhe të kenë vetëm respekt, krenari e dashuri prej nesh. Nuk mendoja se kishte njerëz kaq të liq e ziliqarë. Turp!

Si i ka raportet me homoseksualët dhe a është paragjykues Manaj për ata?

Jo aspak! Ne kemi mentalitet të hapur, jemi rritur në Itali ku ka njerëz të çdo ngjyre, feje dhe orientimi seksual. Secili është i lirë të vendosë për jetën e vet, pavarësisht se ne jemi shumë besimtarë. Prindërit na kanë edukuar që familja përbëhet nga një nënë dhe një baba dhe fëmijët. Pra e kemi të pamundur që ta shohim familjen të përbërë nga dy meshkuj ose dy femra. Por e drejta për të zgjedhur dhe jetuar jetën është e lirë, ndaj nuk kemi pse të jemi paragjykues. Më vjen për të qeshur që njerëzit besojnë broçkulla të tilla në lidhje me Rein, siç ishte fotoja e marrë nga interneti e postuar në profilin e hakuar të tij. Realisht është një budallallëk të mendosh diçka të tillë. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova drejt UEFA-s, Serbia e dorëzuar
Interi fiton dhe “shikon” Europën »
Article Logic
Execution time: 0.022907018661499
array(1) { ["section"]=> string(87) "fotot-nudo-flet-motra-e-manajt-asgje-kunder-gay-ve-por-nuk-eshte-realiteti-i-reit-34926" }