Fotot nudo të vajzës së Ema Andreas, fotografi Sallabanda ankohet për autorësinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:10 09-02-2015 Fotot nudo të vajzës së Ema Andreas, fotografi Sallabanda ankohet për autorësinë

Gjatë fundjavës në disa media dhe suplemente rozë janë shfaqur disa foto artistike nudo të Sara Kapos, vajza e aktores së njohur Ema Andrea.

Por publikimi i këtyre fotove nga një pjesë e mirë e mediave online dhe jo vetëm, ka sjellë reagimin e autorit të tyre, Armand Sallabandës, i cili është ankuar për të drejtën e autorit.

Sallabanda është ankuar edhe në drejtim të Newsbomb për publikimin e fotove, ndonëse fotot e publikuara në faqen tonë mbanin logon e një uebsajti tjetër dhe në tekst shkruhej shumë qartë se kush ishte autori i tyre.

Gjithsesi, duke respektuar shqetësimit Sallabandës, Newsbomb vendosi t’i heqi ato nga faqja dhe shpresojmë që herën tjetër fotografi të tregohet më i kujdesshëm me punën e tij në rast kur nuk do që ajo të qarkullojë në internet.

*Pjesë nga lajmi i publikuar më parë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021932125091553
array(1) { ["section"]=> string(84) "fotot-nudo-te-vajzes-se-ema-andreas-fotografi-sallabanda-ankohet-per-autoresine-2876" }