Fotot tragjike/ Teatri “Migjeni” bosh kur interpretohet “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit, denoncimi i gazetarit

Publikuar tek: kulture-art, më 07:53 22-10-2016 Fotot tragjike/ Teatri “Migjeni” bosh kur interpretohet “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit, denoncimi i gazetarit

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka qenë i zbrazur dje kur aktori Arben Derhemi vuri “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit.

 Ka qenë dështim, që nuk kishte të bënte me interpretimin e Derhemit, por siç konstaton gazetari Bepin Kolvata që e ka ndjekur nga afër këtë aktivitet kulturor, nga spektatorët indiferent për një aktor që nuk vjen përditë në salla të tilla.

Shkruan gazetari:

"Rrno per me tregue" e At Zef Pllumit në teatrin “Migjeni” nga aktori Arben Derhemi.

Eh, kujt me i tregue se !!! Një brez i ri indiferent. Komunistë që ende drejtojnë e vrasin pa nda me lloj lloj formash. Më keq më vjen për Shkodrën që ka humbur identitetin e saj.

Spektatori po i ik teatrit që ka qenë shtëpia e dytë për to. I mungojnë korifejtë e mëdhenj të kësaj skene, por nuk duhet braktis.

 Arti është jetë e në këtë rast, kemi përballë një vepër të mrekullueshme e një aktor brilant që nuk kemi fatin çdo ditë ta shohim në skenën tonë. Hiqini prangat e fitoni lirinë, kthejeni Shkodrën ne rrugën e saj, sepse ka kohë që e ka humbur.

14798791_10155282060363765_577993683_n.jpg14804915_10155282060358765_1598272816_n.jpg14825577_10155282060348765_1500792369_n.jpg14793868_10155282060353765_2031802232_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Faqja e Bob Dylan heq referencën për Nobelin e Letërsisë
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë mirëpret 1500 vizitorë brenda 2 javësh (Fotot) »
Article Logic
Execution time: 0.026932954788208
array(1) { ["section"]=> string(116) "fotot-tragjike-teatri-migjeni-bosh-kur-interpretohet-rrno-per-me-tregue-e-at-zef-pllumit-denoncimi-i-gazetarit-57019" }