FOTOT/ Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit: Si si? Këtë e ka një i fortë me nam? U pika!!!

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 12-10-2018 FOTOT/ Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit: Si si? Këtë e ka një i fortë me nam? U pika!!! Struktura e prishur

Sot në Tiranë është prishur kjo strukturë metalike pa leje, e cila u ngrit natën në afërsi të rreth-rrotullimit “Shqiponja” në Laprakë, nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”, të cilët kërcënonin inspektoret e bashkisë të cilët e pikasën si ndërtim pa leje.

 

Struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, me mbeshtetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet për veprën ndërtim pa leje i janë referuar Prokurorisë.

Lajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkruan se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste - po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

43766905_2178988072390029_3295824539920891904_n.jpg

43694634_254645565253288_8803804322455355392_n.jpg

44023176_2179983148906793_1634154014390091776_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagosi bashkëmoshatarin pranë lokalit, arrestohet 18-vjeçari
Mbyllja e llotove, Rama i përgjigjet ‘vlonjatit’: Mos më shaj nëpër dhëmbë, pranova një kompromis të keq »
Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809
array(1) { ["section"]=> string(99) "fotot-veliaj-prish-strukturen-pa-leje-te-shullazit-si-si-kete-e-ka-nje-i-forte-me-nam-u-pika-137541" }