Franca dhe Gjermania delegacion në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale

Publikuar tek: rajon, më 15:28 10-01-2018 Franca dhe Gjermania delegacion në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale

Franca dhe Gjermania do të dërgojnë një delegacion në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale.

Delegacioni do jetë i  përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtete e EFTA-s në ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Christian Hellbach, dhe Shefin e Departamentit të Ballkanit Perëndimor të ministrisë franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane Thomas Bertin. 

Vizita do të mbahet në datat 10 dhe 11 Janar. Sipas Ambasadës Gjermane në Prishtinë shkak i vizitës është përpjekja për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar.

Gjatë vizitës në Kosovë delegacioni do të realizojë takim më Hashim Thaçin dhe Ramush Hardinaj.

Më shumë në këtë kategori: « Procesi i Berlinit, shanse për frenimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit
Ambasada e SHBA s’i dha vizë, Trump i dërgon letër Haradinajt »
Article Logic
Execution time: 0.018256902694702
array(1) { ["section"]=> string(79) "franca-dhe-gjermania-delegacion-ne-kosove-per-shkak-te-gjykates-speciale-106101" }