Franca dominon Shqipërinë e Femrave, fiton 6-0

Publikuar tek: sport, më 23:31 27-11-2015 Franca dominon Shqipërinë e Femrave, fiton 6-0

Nuk ka surprizë në “Qemal Stafa” nga vajzat kuqezi që u mundën thellë 6-0 në ndeshjen eleminatore të Europianit nga Kombëtarja e Francës. Skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli regjistroi humbjen e 3 në po kaq ndeshje në grupin e tretë, duke mbetur në vendin e fundit, ndërsa Francë ngjitet në krye me 9 pikë, duke lënë pas Rumaninë që numëron gjithashtu edhe një ndeshje më shumë. Rraklli hodhi në fushë një skuadër mbrojtëse dhe kjo u duk që në aksionet e para kur miket morën kontrollin e sfidës. Goli i parë erdhi në minutën e 12 me autore D’Homeaux që me një goditje nga limiti i zonës së rreptësisë shtangu portieren Marigona Zani, ndërsa e njëjta lojtare dyfishoi vetëm 3 minuta më pas.

Me pak ide dhe e dominuar nga kundërshtaret, skuadra shqiptare nuk arriti të merrte kontrollin e mesfushës. Ishte Le Sommer që në të 25-ën trefishoi shifrat pas një goditje me kokë brenda zonës së rreptësisë. Minutat deri në fund të pjesës së parë vazhduan të ishin një dialog mes francezeve dhe mbrojtjes shqiptare. Edhe fraksioni i dytë rinisi me të njëjtin ritëm pasi në minutën e 63, e sapofutura në fushën e lojës, Le Bihan vendosi firmën e saj të parë në këtë sfidë, ndërsa shënoi edhe golin e dytë personal 10 minuta më pas. Goli i fundit i takimit u shënua në minutën e 81 nga Le Sommer, shkruan SuperSport.

Një ndeshje me një drejtim ku miket ishin në kontrollin e sfidës gjatë gjithë 90 minutave. Nga stadiumi “Qemal Stafa” të blinduar nga forcat e sigurisë, francezet dalin me një fitore të lehtë, ndërsa Kombëtarja Shqiptare e Femrave regjistron një tjetër rezultat negativ në fushatën eliminatore të Euro 2017.

Lexo edhe: Gafa në “Qemal Stafa”, flamuri i Francës ngatërrohet me atë të Hollandës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu nuk ia del në Stamboll, katër humbje në pesë ndeshje
Gafa në “Qemal Stafa”, flamuri i Francës ngatërrohet me atë të Hollandës »
Article Logic
Execution time: 0.19248199462891
array(1) { ["section"]=> string(51) "franca-dominon-shqiperine-e-femrave-fiton-6-0-26443" }