Franca e modës miraton ligjin, ndalon modelet nënpeshë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:02 07-04-2015 Franca e modës miraton ligjin, ndalon modelet nënpeshë

Franca e cila duket se e ka elegancën dhe stilin të shkruar në kodin e saj gjenetik, po përballet me një anë të errët të trendeve në modë dhe konkretisht me peshën e modeleve. Franca ka miratuar një ligj i cili është votuar në Parlament dhe ndalon modelet anoreksike ose modelet me humbje peshe të rrezikshme të ushtrojnë modelingun.

Sipas këtij ligji, në rast shkeljeje të normave zyrtare të peshës, modelet do të dënohen deri në 6 muaj burg ose do të gjobiten me 75.000 euro. Ndërsa masa e dytë ndalon nxitjen e kufizimeve të të ushqyerit që rrezikojnë vdekshmërinë apo dëmtimin e shëndetit nëpër faqet online ose në rast shkeljeje modelet do të dënohen me 1 vit burg ose 100,000 euro.

 “Profesioni si model/e është i ndaluar për të gjithë ata që kanë Body Mass Index (BMI) më të ulët se nivelet e propozuara nga autoritetet shëndetësore dhe të dekretuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Punës”, u miratua në ligjin e ri.

Dënimet ose gjobat do të merren edhe për agjencitë e modelingut që punësojnë modele të tilla. Modelet do të paraqesin një certifikatë mjekësore që tregon BMI-në e tyre dhe do të punësohen disa javë më pas.

30,000-40,000 njerëz në Francë vuajnë nga anoreksia dhe shumica prej tyre janë të rinj, vlerësojnë ekspertët e shëndetësisë. Janë shënuar dy raste të vdekjeve të modelëve nga nënpesha, një brazilian dhe një uruguajan në vitin 2006. Ndërsa në vitin 2010 ndërroi jetë një model francez dhe aktorja Isabelle Caro.

Franca i është bashkuar në këtë mënyrë Italisë, Spanjës dhe Izraelit të cilat e ndalojnë me ligj humbjen drastike të peshës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020402908325195
array(1) { ["section"]=> string(58) "franca-e-modes-miraton-ligjin-ndalon-modelet-nenpeshe-8070" }