Franca gjobit Twitter me 30 000 euro, ja arsyeja

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:02 10-08-2018 Franca gjobit Twitter me 30 000 euro, ja arsyeja

Rrjetet sociale janë gjobitur disa herë nga autoritete të ndryshme për shkak të klauzolave abuzuese.

Së fundmi ka qenë Twitter ai që është gjobitur 30 000 euro nga gjykata e Francës.

Ka qenë shoqata franceze “UFC-Que Choisir”, një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve e cila ka bërë publike vendimin e gjykatës, pasi e kishte paditur Twitterin në vitin 2014 pranë Gjykatës së Lartë të Parisit.

Shoqata franceze me anë të një deklarate ka bërë të ditur se e ka paditur rrjetin social për shkak të natyrës abuzive dhe të paligjshme në 256 klauzola të përdorimit.

Sakaq Twitter u dënua që të paguajë 30 000 euro gjobë kundrejt “UFC-Que Choisir” për dëmin moral ndaj interesit kolektiv.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024404048919678
array(1) { ["section"]=> string(54) "franca-gjobit-twitter-me-30-000-euro-ja-arsyeja-130670" }