Franca vazhdon të dobësohet para Europianit, pezullohet mbrojtësi

Publikuar tek: sport, më 17:31 28-04-2016 Franca vazhdon të dobësohet para Europianit, pezullohet mbrojtësi

Mamadou Sakho, mbrojtës i Liverpool dhe Kombëtares Franceze është pezulluar paraprakishit me 30 ditë nga UEFA për arsye se ka rezultuar pozitiv në testin antidoping. Sakho rezultoi pozitiv ndaj një substance për djegien e kalorive në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Europa League kundër Manchester United.

Ndërkohë, mbrojtësi francez nuk ka pranuar të ribëjë analizat, e për këtë arsye dënimi i tij mund të zgjatet nga 5 deri në 11 muaj, çka do të thotë se rrezikon të mbetet jashtë Kampionatit Europian.

Mungesa e Sakho do të ndikojë në dobësimin e mëtejshëm të Francës në Euro 2016, pas zyrtarizimit të vendimit se Karim Benzema nuk do të grumbullohet me skuadrës.

Gjithsesi, për Kombëtaren Shqiptare ky është një tjetër lajm i mirë, pasi Franca është skuadra favorite në grupin A, ku ne bëjmë pjesë së bashku me Zvicrën dhe Rumaninë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agim Zeqo përflitet si presidenti i ri i Dinamos, biznesmeni: E kam mbyllur me futbollin
Stadiumi i ri, Gaz Demi takohet me projektuesit e “Juventus Stadium” »
Article Logic
Execution time: 0.016156911849976
array(1) { ["section"]=> string(70) "franca-vazhdon-te-dobesohet-para-europianit-pezullohet-mbrojtesi-38958" }