Francë, zbulohen 370 kile kokaninë në impiantin e “Coca Cola”

Publikuar tek: bota, më 20:40 31-08-2016 Francë, zbulohen 370 kile kokaninë në impiantin e “Coca Cola”

370 kilogramë kokaine me vlerë rreth 50 milionë euro janë zbuluar në një impiant të markës së njohur të pijeve “Coca-Cola” në Francë.

Droga, e fshehur në disa çanta mes një ngarkese me koncentrat lëngu portokalli, mbërriti në një konteiner nga Amerika e Jugut. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim në Sinj, një fshat në jug të Francës.

Sekuestrimi i 370 kilogramëve kokainë e bën atë një nga konfiskimet më të mëdha në territorin francez. Prokurori Xavier Tarabeux deklaroi se lënda narkotike e shitur në treg do të kishte kapur vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Punonjësit e impiantit të Coca-Cola nuk janë përfshirë në hetimin e autoriteteve, të cilat po përpiqen të gjejnë origjinën e drogës. “Të dhënat paraprake të hetimit kanë treguar se punonjësit nuk janë të përfshirë”, deklaroi Jean Denis Malgras, president rajonal i “Coca-Cola”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026381969451904
array(1) { ["section"]=> string(64) "france-zbulohen-370-kile-kokanine-ne-impiantin-e-coca-cola-51472" }