Françeska e penduar, rrëfen për marrëdhëniet me policinë: Këtë herë u trajtova si “djalë i keq”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:17 19-04-2016 Françeska e penduar, rrëfen për marrëdhëniet me policinë: Këtë herë u trajtova si “djalë i keq”

Françeska Jaçe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe publikut për shkak të konflikteve të saj që kanë degjeneruar në dhunë fizike, pasqyruar edhe përmes pamjeve video që u panë nga të gjithë. Por situata nuk ka qenë kaq e lehtë për modelen e cila rrëfen se për pas asaj që ka ndodhur i është dashur të trajtohet nga një psikolog.

Ja çfarë thotë ajo për revistën Story:

 “Unë jam vetëm 22 vjeçe, edhe pse në media ma kanë rritur pak moshën.  Nuk ishte qëllimi im që të isha në qendër të vëmendjes në këtë mënyrë, pasi kam kohë që jam shkëputur nga rrjetet sociale, nga jeta publike që nga pjesëmarrja ime në “Big Brother 5”. Gjatë gjithë kësaj periudhe jam munduar të jem sa më larg mediave dhe të shoh jetën time private, duke u kujdesur që të mos ma cenojë njeri. Sa për konfliktin fizik që keni parë në videon në fjalë ishte një lloj situate e pamenduar nga ana ime. Mund të them se jam penduar për atë që ka ndodhur, pasi nuk janë gjeste të bukura për më tepër për një person publik. Por dua të theksoj se jemi njerëz gjaknxehtë ndaj këto gjëra edhe ndodhin”, ka thënë Françi.

Françeska ka zbuluar edhe një tjetër sekret në lidhje me marrëdhëniet e saj me policinë. “Kam pasur një çështje më parë me policinë, por atë e shlyeva me shërbim social duke ndihmuar komunitetin. Këtë herë u trajtova si një “djalë i keq”, që sikur ç’kisha bërë. Normalisht e kam përjetuar shumë rëndë dhe jam trajtuar nga një psikologe pas shqetësimeve që më erdhën nga mediat. Tani ndihem pak më mirë psikologjikisht”, ka pohuar modelja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026324987411499
array(1) { ["section"]=> string(97) "franceska-e-penduar-rrefen-per-marredheniet-me-policine-kete-here-u-trajtova-si-djale-i-keq-38080" }