Francezë apo kinezë? PD zbulon cili biznesmen shqiptar 'fshihet' pas Hotel Plaza

Publikuar tek: politike, më 16:24 15-05-2018 Francezë apo kinezë? PD zbulon cili biznesmen shqiptar 'fshihet' pas Hotel Plaza

Vetëm pak ditë më parë në media u përhap lajmi se hoteli lukoz në zemër të Tiranës, The Plaza u shit për mbi 100 milion euro te investitorë kinezë.

Po nga të njëjtat burime që raportuan për shitjen, Departamenti antikorrupsion i Partisë Demokratike, këtë herë bëhet e paqartë situata, pasi flitet për “negociata” dhe jo shitje.

E përsa i përket negociatave për shitjen e Plazës, PD thotë se nuk ka shumë rëndësi nëse për Plazën kanë negocuar kinezë apo francezë, por fija që i bashkon, biznesmeni Gaz Demi.

Ja çfarë shkruan PD:

JA QE KRISMA FRANCEZO-KINEZE PASKA PASUR!

Nese kane qene kineze a franceze qe kane negociuar per Hotel Plazen, pak rendesi ka, ne momentin qe nje fije qe i bashkon: Gazmend Demi.

Gazmend Demi dhe kunati i tij, Abdulah Tajari, te cilet jane ne ortakeri me kineze, jane ne ortakeri, po ashtu, dhe me franceze, ne shoqerite e tyre te kryqezuara.

Interesant eshte fakti se ne 30 mars, ortaku francez, Alain Jean-Claude Babau, ka regjistruar ne te njejten dite, jo nje, por dy shoqeri me objekt veprimtarie hoteleri e turizem: HOTEL BUILDER OCEAN dhe SYRIUS. Adresa e selise se njeres shoqeri eshte e njejte me adresen e shoqerise se Gazmend Demit, dhe adresa e shoqerise tjeter eshte e njejte me ate te shoqerise se Abdulah Tajarit. Edhe ortakut tjeter francez, Chota Guedevanichvili, duket qe lidhjet me Kinen nuk i mungojne.

Trekendeshi Demi-franceze-kineze del i qarte.

Reagimi se ofertat kane ardhur nga franceze, konfirmon se hotel PLAZA-s, me kineze e franceze, i eshte vene GAZ DEMI, sepse me te dy lidhja e Demit eshte e provuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040447950363159
array(1) { ["section"]=> string(84) "franceze-apo-kineze-pd-zbulon-cili-biznesmen-shqiptar-fshihet-pas-hotel-plaza-120857" }