Francezët tallen me britanikët: Ka një arsye pse ndodhen në ishull

Publikuar tek: bota, më 10:57 26-06-2016 Francezët tallen me britanikët: Ka një arsye pse ndodhen në ishull

Rivaliteti historik mes Francës dhe Britanisë nuk mund të mos pasqyrohej edhe pas vendimit për daljen e ishullit nga Bashkimi Europian.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është faqja e parë e gazetës “Liberation”, e cila të shtunën i kushtohej tërësisht vendimit të britanikëve në referendumin e 23 qershorit. “Paçi fat” shkruhej më gëmra të mëdha në faqen e parë të kësaj gazete, ndërsa Boris Johnson ishte vendosur mbi një tel dhe në duar mbante flamurin britanik.

Ndërkohë, reagime të shumta ka pasur në rrjetet sociale për këtë çështje. Gazetari francez, Christopher Nunès shkruan: “Gjithnjë kam pasur një medim të ulët për anglezët. Një komb që nuk mund të presë kokën e Mbretëreshës së tij, nuk duhet të besohet”.

Jean Quatremer, gazetar i Liberation falenderoi anglezët dhe uellsianët “nga thellësia e zemrës” për vendimin për të braktisur BE-në. “Faleminderit për sakrificën tuaj”, shkruan ai, ndërsa shton se rezultati ka shkatërruar politikisht Britaninë dhe do e shkatërrojë gjithashtu ekonomikisht: “Pjesa tjetër e Europës mund të jetë vetëm mirënjohëse”. Ai gjithashtu akuzon Britaninë e Madhe për statusin special që kishte brenda BE-së, që sipas gazetarit francez ka penguar reformimin e unionit.

“Anglezët kanë ndryshuar tashmë mendjen për Brexit. Mesa duket ka një arsye pse ndodhen në ishull”, shkruan një tjetër person në rrjetet sociale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033654928207397
array(1) { ["section"]=> string(71) "francezet-tallen-me-britaniket-ka-nje-arsye-pse-ndodhen-ne-ishull-44627" }