François Fillon kandidati i republikanëve për president: Fitore që i shkatërroi të gjithë skenarët e shkruar që më parë

Publikuar tek: bota, më 10:42 28-11-2016 François Fillon kandidati i republikanëve për president: Fitore që i shkatërroi të gjithë skenarët e shkruar që më parë

“Fitorja më përket”, e filloi fjalimin e tij të dielën në mbrëmje François Fillon, fituesi i zgjedhjeve paraprake të së djathtës, duke shprehur kënaqësinë për një fitore themelore, e ndërtuar mbi bindje”.

Kandidati i të djathtës në zgjedhjet presidenciale u shpreh për herë të parë të dielën në mbrëmje pas fitores në turin e dytë të zgjedhjeve paraprake. Përpara përkrahësve, sigurisht të papërmbajtur nga gëzimi, ish-kryeministri, i cili mori rreth 70% të votave, u shpreh haptas: “Fitorja më përket dhe kjo është një fitore themelore e mbështetur në bindje. Që prej tre vjetësh vazhdova të takohem me francezë. E ndjeva këtë dallgë që i shkatërroi të gjithë skenarët e parapërgatitur. Përpjekjet e mia u kuptuan”, shprehu kënaqësinë ai mes brohorive.

“Zgjedhësit e të djathtës dhe të qendrës gjetën tek përpjekje e mia vlerat e francezëve me të cilat ata janë të lidhur “, u shpreh ai. Mes thirrjeve “Fillon president”, ish-kryeministri i qeverisë Nicolas Sarkozy deklaroi gjithashtu se ka për detyrë të mposhtë kundërshtimin ndaj përparimit dhe demagogjine, duke theksuar se “e majta është dështmi, ekstremi i djathtë është falimentimi”.

“Do të kisha nevojë për të gjthë”, theksoi deputeti i Parisit duke “u lënë takim të gjithë atyre që janë krenarë që janë francezë”. “Kam një vlerësim të veçantë për Nicolas Sarkozy. Dhe i dërgoj Alain Juppé një mesazh miqësie, vlerësimi dhe respekti. Alain është një burrë shteti dhe do të mbetet i tillë. Asnjë kandidat nuk u tregua i padenjë. U shtrij dorën të gjithë atyre që duan t’i shërbejnë vendit”, theksoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075395107269287
array(1) { ["section"]=> string(124) "francois-fillon-kandidati-i-republikaneve-per-president-fitore-qe-i-shkaterroi-te-gjithe-skenaret-e-shkruar-qe-me-pare-60896" }