Frangaj, Fevziu dhe Noizy nisen drejt Turqisë, ja kush i shoqëron

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:27 25-11-2016 Frangaj, Fevziu dhe Noizy nisen drejt Turqisë, ja kush i shoqëron

Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu dhe reperi Noizy janë fotografuar mëngjesin e sotshëm në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, teksa po kryenin veprimet formale për të marrë avionët e për të fluturuar të tre për në Stamboll të Turqisë.

Nuk mund të themi nëse tre personazhet e njohur në Shqipëri kanë ndonjë punë të përbashkët apo po shkojnë secili për hesap të vet, por ajo që vihet re është se të tre po “braktisin” vendin në këtë prag festash.

Fevziu është fotografuar në shoqërinë e vajzës së madhe dhe bashkëshortes së tij, sikurse dhe Aleksandër Frangaj, në shoqërinë e familjes. Ata të dy kanë preferuar të udhëtojnë me “Business Class”, pra, në mënyrë më komode dhe të qetë, shkruan Jetaoshqef.

Nga ana tjetër, Noizy është fotografuar i shoqëruar nga një mik dhe ndodhet në sportelin “Economy Class”. Këngëtari, i cili gjatë ditëve të fundit ka bërë bamirësi prej 100 mijë eurosh, duke u ardhur në ndihmë disa familjeve të varfra në qytetin e Durrësit, po tregon gjithmonë e më shumë anën e tij njerëzore dhe modestinë. Ndoshta atij nuk i duhet një udhëtim luksi këtë herë, e përsëri nuk e ka problem të jetë në të njëjtën kabinë me gjithë qytetarët e tjerë.

fevziu.jpg

sandri.jpg

noizy1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025511980056763
array(1) { ["section"]=> string(69) "frangaj-fevziu-dhe-noizy-nisen-drejt-turqise-ja-kush-i-shoqeron-60713" }