FRD-Shkodër kundër Topit: Duam kohë për të vendosur për koalicionin me PS

Publikuar tek: politike, më 15:20 06-04-2015 FRD-Shkodër kundër Topit: Duam kohë për të vendosur për koalicionin me PS Alma Puka

Dega e Frymës së Re Demokratike në Shkodër është shprehur kundër koalicionit së kësaj force politike me mazhorancën në pushtet. Nënkryetarja e FRD-Shkodër Alma Puka gjatë një konference për shtyp ka sqaruar se kjo degë ka dhënë mendimin e saj ndryshe lidhur me negociatat që po zhvillohen në Tiranë midis kreut të kësaj parite Bamir Topi dhe kryeministrit Edi Rama.

Puka ka deklaruar se anëtarësia lokale kërkon më shumë kohë për të vendosur për zgjidhjen më të mirë në interes të vendit dhe qytetit të Shkodrës.

“Dëshirojmë të theksojme se Fryma e Re Demokratike dega Shkodër, ka shprehur mendimin e saj ndryshe lidhur me këto negociata që në Asamble dhe anëtarësia lokale në një dakortësi të plotë kërkon t’i japë vetes më shumë kohë, për të vendosur për zgjidhjen më të mirë në interes të vendit dhe veçanërisht të qytetit tonë. Ne do të komunikojmë me ju të nderuar qytetarë për çdo vendimarrje në shërbim të Shkodrës dhe të interesit qytetar”, ka thënë nëkryetarja Puka.

Një javë më parë Topi pranoi ftesën e Ramës për t’iu bashkuar koalicioni të majtë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ndonëse ende jo publikisht, është raportuar se FRD e mbështetur nga ky koalicion do të kandidojë në Bashkinë Kamëz me Sali Shehun.

Përpara disa muajsh kreu i FRD- së Bamir Topi në një takim me strukturat në Shkoder kishte deklaruar se Fatlum Nurja do të jetë kandidati i kësaj force politike për bashkinë e Shkodres në zgjedhjet e 21 qershorit. Mirëpo një koalicion i mundshëm mes FRD- së dhe PS- së bën që këto force politike të mbështesin kandidaturën e së majtës për bashkinë e Shkodres, Keti Bazhdarin.

Lexo edhe:

Sali Shehu i FRD-së kandidat i mazhorancës në Kamëz, mënjanohet Gjici

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati takon homologun japonez, diskutohet për hapjen e ambasadës së Japonisë në Tiranë
Durrës, Mediu: Për kandidimin e Agron Dukës këmbënguli Basha »
Article Logic
Execution time: 0.025664091110229
array(1) { ["section"]=> string(77) "frd-shkoder-kunder-topit-duam-kohe-per-te-vendosur-per-koalicionin-me-ps-7970" }