FRD, Topi: Pranojmë ftesën e Ramës për koalicion

Publikuar tek: politike, më 11:54 02-04-2015 FRD, Topi: Pranojmë ftesën e Ramës për koalicion

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, u shpreh sot gjatë një konference për media se u vendos që të pranohet ftesa publike nga kryeministri Rama për koalicion. Kreu i FRD tha se së shpejti do të fillojnë negociatat, por jo për tu futur në koalicion sepse kjo është një fazë tjetër.

“Sot që flasim kemi një moment tjetër shumë të rëndësishëm, me të cilin duhet të ecim paralelisht. Ne e kemi vlerësuar pozitivisht një ftesë publike dhe qytetare që na është bërë. Një ftesë që të imponon të pozicionohesh, nga Edi Rama disa ditë më parë.

Në vijim të një analize të thellë, FRD ra dakort, jo për koalicion por që të pranojë ftesën e z.Rama për të hyrë në koalicion. Do të fillojnë negoociatat, negociata të cilat nuk bëhen thjeshtë për interesa personale”, tha Bamir Topi.

Topi tha se Bashkia e Tiranës nuk ka pse të jetë monopol i dy partive të mëdha, por u shpreh se FRD dëshiron të kontribuojë me vizionin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani-Ivanovit: Mbështetje për NATO-n, të shmangim tensionet etnike në Maqedoni
Balla lexon dokumentin: Ristani i dënuar me 5 muaj burg. Deputeti: Ishte akuzë e padrejtë »
Article Logic
Execution time: 0.020750999450684
array(1) { ["section"]=> string(51) "frd-topi-pranojme-ftesen-e-rames-per-koalicion-7628" }