Frederik Veseli reagon për herë të parë për humbjen ndaj Francës

Publikuar tek: sport, më 15:48 16-06-2016 Frederik Veseli reagon për herë të parë për humbjen ndaj Francës

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli ka reaguar për herë të parë për humbjen 2-0 ndaj Francës mbrëmjen e djeshme. Veseli ka postuar një foto me Paul Pogba, me të cilin ka miqësi që prej kohës kur të dy ishin pjesë e të rinjve të Manchester United.

Veseli ndihet i turpëruar për rezultatin, por në të njejtën kohë edhe krenar për debutimin me Kombëtaren në Kampionatin Europian.

“Turp për rezultatin. Ishte kënaqësi të shihja mikun tim Paul Pogba dhe të shkëmbenim disa batuta. Jam krenar për debutimin tim zyrtar me vendim tim. I fokusuar në ndeshjen e ardhshme”, shkruan futbollisti.

Veseli zëvendësoi në fundin e pjesës së dytë Arlind Ajetin, për shkak të një problemi të këtij të fundit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abrashi ndez tifozërinë prag ndeshjes me Rumaninë: Do kërkojmë fitore për ju në Europian
Derbi britanik mbyllet me fitoren e Anglisë »
Article Logic
Execution time: 0.14003801345825
array(1) { ["section"]=> string(70) "frederik-veseli-reagon-per-here-te-pare-per-humbjen-ndaj-frances-43717" }