Prokuroria do të marrë sot në mesditë në pyetje Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ‘Babalja’.
Bëhet me dije se videoja është filmuar nga një kamera e fshehtë e vendosur tek syzet e bashkëbiseduesit.
Alizoti do të japë shpjegime për dëshminë në video, vendin dhe kohën.
Alizoti dyshohet se imitoi zerin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, ndaj edhe prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të, pasi ai akuzohet për “Kallëzim të rremë”.