'Freedom House' publikon raportin për 2016-n, Shqipëria qëndron në vend numero

Publikuar tek: ekonomi, më 10:50 04-04-2017 'Freedom House' publikon raportin për 2016-n, Shqipëria qëndron në vend numero

Freedom House ka publikuar raportin e vitit 2016, mirëpo Shqipëria ka qëndruar në vend numero, duke u vlerësuar me të njëjtën notë dhe duke mos patur asnjë përmirësim.

Shqipëria vlerësohet me notën 4.14 si një vit më parë. Përmirësim kanë vetëm Kosova dhe Mali i Zi.

Raporti vlerëson se Shqipëria përgjatë 2016-s ka qenë në udhëkryq, e detyruar për të zgjedhur nëse do të vazhdonte trashëgiminë e korrupsionit dhe krimit të organizuar apo të bënte një kthesë radikale dhe të rikthente aspiratat e njerëzve për një shtet që do të arrijë standardet e Bashkimit Europian.

Më 22 korrik, pas 18 muajve punë intensive dhe negociatash politike, Parlamenti shqiptar kaloi me një votim unanim një numër ndryshimesh kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Ndryshimet dhe ligjet e dekretuara në pjesën e dytë të vitit, kanë për qëllim frenimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ndërhyrjeve politike në sistemin gjyqësor.
Konsensusi politik për ndryshimet kushtetuese u arrit me anë të presionit të vazhdueshëm nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe zbatimi i reformave do të jetë një sfidë e vërtetë për udhëheqësit e përçarë të politikës.

Pavarësisht bastisjeve policore dhe masave, financuesit dhe trafikantët arritën të zgjeronin plantacionet me kanabis në të gjithë vendin, duke përfituar nga fermerët e varfër dhe zyrtarët e korruptuar të shtetit. Problemi duket i rrënjosur thellë në ekonominë e dobët të shtetit, papunësinë e rinisë dhe korrupsionit gjerësisht të përhapur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02845311164856
array(1) { ["section"]=> string(81) "freedom-house-publikon-raportin-per-2016-n-shqiperia-qendron-ne-vend-numero-74048" }