Frika nga sulmet, rishikohen masat e sigurisë në Stade de France

Publikuar tek: sport, më 17:26 31-05-2016 Frika nga sulmet, rishikohen masat e sigurisë në Stade de France

Policia në kryeqytetin francez rishikoi sot protokollet e sigurisë në Stade de France në përgatitje për finalet e evropianit të futbollit.

Franca do të jetë mikpritëse e turneut që zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik. Rreth 2.5 milion tifozë pritet të mbushin stadiumet, duke përfshirë 1.5 milionë vizitorë të huaj.

Forcat e sigurisë bënë sot stërvitje dhe rishikuan protokollet e sigurisë për t'iu përgjigjur kërcënimeve të tilla si shpërthimet e mundshme apo për të menaxhuar turmat në ngjarje të tilla sportive.

Rreth 90,000 policë dhe personel sigurie janë duke u mobilizuar për të garantuar sigurinë në stadiume.

Rregullat e gjendjes së emergjenës vazhdojnë të jenë në fuqi në të gjithë vendin, pas sulmeve nëntorin e kaluar, kur militantët islamikë vranë 130 njerëz në Paris.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Formati Champions League do pësojë ndryshime rrënjësore
Publikohet lista përfundimtare e Kombëtares, ja kush mbetet jashtë 'Euro2016' »
Article Logic
Execution time: 0.029077053070068
array(1) { ["section"]=> string(69) "frika-nga-sulmet-rishikohen-masat-e-sigurise-ne-stade-de-france-42039" }