Frika për incidente, Fadil Vokrri pritet në aeroportin e Meksikës nga zyrtarë të FIFA-s

Publikuar tek: sport, më 20:39 12-05-2016 Frika për incidente, Fadil Vokrri pritet në aeroportin e Meksikës nga zyrtarë të FIFA-s

Për shkak të frikës se mund të ketë probleme pasi Meksika nuk e ka njohur Kosovën drejtuesit e FIFA-së nuk i kanë lënë asgjë rastit.

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri tani më gjendet në Meksiko të Meksikës, ku nesër në kongresin e FIFA-së do të vendoset për pranimin e FFK-së.

Meksika nuk e ka njohur Kosovën dhe ka qenë në dyshim pjesëmarrja e tij atje, por çdo gjë ishte zgjidhur me insistim të FIFA-së, madje këta të fundit janë përkujdesur që ai të mos ketë asnjë problem.

Lajmi është bërë i ditur nga një burim i afërt me Vokrrin që gjendet në kontinentin amerikan.

"Drejtues të FIFA-së e kanë pritur Vokrrin në aeroportin e Mexico Cityt, nga frika se ai mund të ketë probleme me autoritetet lokale për shkak se Meksika nuk e ka njohur Kosovën. Megjithatë ai nuk ka pasur probleme dhe është vendosur në hotel të delegacioneve tjera, ku ka zhvilluar edhe takime të shumta pune", tha burimi i Sporti 1.

Të premten do të votohet për aderimin e Kosovës në FIFA vetëm 10 ditë pas pranimit në UEFA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i ekipit “Kastrioti” Oltion Shehi: FSHF-ja vepron me dy standarde
Euro2016, Franca publikon listën e lojtarëve të përzgjedhur »
Article Logic
Execution time: 0.023948907852173
array(1) { ["section"]=> string(92) "frika-per-incidente-fadil-vokrri-pritet-ne-aeroportin-e-meksikes-nga-zyrtare-te-fifa-s-40284" }