Frikë nga incidentet, Gaz Demi takon përfaqësuesit e grupimeve të tifozëve të Partizanit

Publikuar tek: sport, më 22:26 03-02-2017 Frikë nga incidentet, Gaz Demi takon përfaqësuesit e grupimeve të tifozëve të Partizanit

Partizani do të luajë të dielën kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Të kuqtë do ta zhvillojnë këtë sfidë në “Selman Stërmasi”, në orën 17:00.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që sot presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka pasur një takim me përfaqësuesit e grupimeve të tifozvë të kuq, “Ultras-Guerrils” dhe “Garda”.

Kreu i të kuqve i ka kërkuar garanci atyre për mbarëvajtjen e ndeshjes, për të mos shkaktuar asnjë problem në stadiumin “Selman Stërmasi”. Po të njëjtat burime tregojnë për newsport.al që plani ka qenë heqja e stolave, por në fund është rënë dakord që gjithçka do të jetë në kuadrin e një lufte sportive, ku tifozët e kuq do të mbështesin ekipin e tyre për 90 minuta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Superkupa e Europës, FSHF aplikon për ta sjellë në ‘Arenën Kombëtare’
UFC tani do transmetohet në Shqipëri dhe Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.069094896316528
array(1) { ["section"]=> string(93) "frike-nga-incidentet-gaz-demi-takon-perfaqesuesit-e-grupimeve-te-tifozeve-te-partizanit-67672" }