FRPD sërish protestë kundër Metës, Ristani: Të enjten përpara Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 18:23 16-03-2015

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka protestuar sërish përpara Kryesisë së Kuvendit, ku ka kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.

Të rinjtë demokratë kërkojnë dorëheqjen e kreut të Kuvendit, pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi se Meta ka organizuar një atentat ndaj tij. Në protestë janë dëgjuar thirrje si “Ilir Meta ka mbaru”, apo “jepe dorëheqjen”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka folur përpara të rinjve demokrat, duke u shprehur se kjo protestë e organizuar nga ta, duhet të mbahet edhe ditën e enjte përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ristani ka thënë se Meta nuk do të mund të guxojë të mbyll sërish seancën plenare për 10 minuta, ashtu siç bëri një javë më parë.

Kjo është protesta e dytë që mbahet në pak ditë nga FRPD pranë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa PD ka lajmëruar se protestat kundër Metës do të jenë të përditshme.

Çështja “Doshi” prej disa javësh tashmë ka tronditur skenën politike shqiptare, ku pothuajse të gjithë krerët e shtetit kanë dhënë dëshmitë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon Benoit: Marrëdhëniet Shqipëri-Kanada solide
Berisha: “Toni”, i regjistruar në sistemin TIMS, u lejua të kalonte nëpërmjet Rinasit »
Article Logic
Execution time: 0.018841981887817
array(1) { ["section"]=> string(38) "frpd-serish-proteste-kunder-metes-6086" }