FRPD, sërish protestë para Kryesisë së Kuvendit: "Meta ik". Reagon Balla

Publikuar tek: politike, më 18:29 17-03-2015 FRPD, sërish protestë para Kryesisë së Kuvendit:

Të rinjtë e Forumit Rinor të partisë demokratike, ashtu si ishte paralajmëruar, kanë dalë sërish në protestë para ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të këtij institucioni, Ilir Meta.

Në protestë me të rinjtë e FRPD, janë të pranishëm edhe disa deputetë të Partisë Demokratike. Disa ditë më parë, Partia Demokratike mori vendimin për zhvillimin e protestave mbarëpopullore çdo të enjte si dhe zhvillimin e protestave çdo ditë nga të rinjtë e FRPD pranë ambienteve të Kuvendit, ku kërkesa kryesore e tyre do të jetë dorëheqja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Doshi se Meta ka urdhëruar vrasjen e dy deputetëve Doshi dhe Fufi.

Deputeti i PS Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet Facebook duke thënë se në protestë nuk kishte asnjë qytetar të thjeshtë.

"Protestat e Lulit dhe Saliut degjenerojnë në vetëm 98 pjesëmarrës, ndër të cilët 17 janë deputetë, 10 drejtues departamentesh në PD (ndër të cilët spikat super-dhëndri), 19 ish-drejtorë dhe 52 punonjës të Bashkisë Tiranë. Asnjë qytetar i thjeshtë. Foto e orës 18.19 para Kryesisë së Kuvendit", shkruan Balla në Facebook.

Foto e postuar nga Taulant Balla:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Gjermani, njofton zyrtarët për skandalin “Doshi” në politikën shqiptare
Deputeti gjerman, Kiesewetter: Basha mbështetet ende tek këshillat e Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.018293142318726
array(1) { ["section"]=> string(59) "frpd-serish-proteste-para-kryesise-se-kuvendit-meta-ik-6182" }