Frroku braktis seancën: Prokuroria presion ndaj meje

Publikuar tek: politike, më 12:11 26-03-2015 Frroku braktis seancën: Prokuroria presion ndaj meje

Mark Frroku ka dalë nga Kuvendi ku është duke u zhvilluar seanca Parlamentare me në fokus çështjen “Doshi”. Pas daljes, Frroku ka folur për median  duke pohuar se prokuroria po ushtron presion ndaj tij dhe se kjo situatë është denigruese.

“Nuk jam në mendjen e kolegëve të mi se si do votojnë por me sa u tha janë dakord. Do ta quaja degradim të shtetit ligjor dhe institucioneve. Kërkesa për të arrestuar dy deputetë, ose më mirë me thënë për të arrestuar Mark Frrokun është degraduese. Unë e thashë edhe brenda sallës se Mark Frroku është i gatshëm të përgjigjet. Është denigruese. Arsyet i di Prokuroria. Nëse dëshmia e rremë është bërë, bëhet me gojë. Ata kërkojnë kontrollin e shtëpisë sime a thu se është bërë me armatim të rremë”, citoi Frroku.

Mandej deputeti tha se nuk kishte besim te organi i Prokurorisë .

“Përderisa Prokuroria kërkon arrestimin tim unë nuk kam besim tek Prokuroria. Nuk kërkoj hetim ndërkombëtar se akuza ndaj meje është vetëm kallëzim i rremë para prokurorit por nuk është e vërtetë. Është në vullnetin e secilit deputet aty brenda të votojë ose jo. Në relacionin që ka sjellë prokuroria nuk është parashikuar kjo. Unë kam thënë vetëm të vërtetën se unë nuk e njoh Durim Bamin. Ne mund të rrimë në tavolinë me 50 veta. Dhe Mark Frroku nuk shkon të rrijë në tavolinë dhe t’u bëjë gjeneralitetet. Prokuroria ka marrë të afërm të Z.Doshi dhe kanë dëshmuar se unë kam qenë në tavolinë me të e z.Doshi. Nuk është e udhës të komentohen këto sot. Është denigruese. Institucionet kanë degraduar. Prokuroria e shtetit shqiptar është në kuotat më të ulta në 25 vite. Unë jam jashtë kësaj historie dhe është e padrejtë të kërkohet heqjia e lirisë sime përderisa jam jashtë. Unë nuk kam gjykime do pres faktet e prokurorisë. Është edhe politik arrestimi. Nuk e kam idenë nga kush. Nga ana ime nuk është ushtruar presion, por prokuroria po ushtron presion ndaj meje”, përmbylli fjalën e tij para medias Frroku.

Ndërkohë në Kuvend po vazhdon të diskutohet me tone të ashpra çështja e munitetit të dy deputetëve Doshi e Frroku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Skenari i i montuar nga Meta. Balla: Saliu avokat i Bamit. Vasili: Besojmë drejtësinë
Rama: PD, zëdhënëse e një gangsteri nga Fushë-Kruja »
Article Logic
Execution time: 0.015368938446045
array(1) { ["section"]=> string(56) "frroku-braktis-seancen-prokuroria-presion-ndaj-meje-6985" }