Frroku në Këshill: Nuk kam vrarë njeri. Baba im ecën me të drejtën zakonore, unë eci me ligjin

Publikuar tek: politike, më 15:14 31-03-2015 Frroku në Këshill: Nuk kam vrarë njeri. Baba im ecën me të drejtën zakonore, unë eci me ligjin Deputeti Mark Frroku

Mark Frroku ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit se nuk ka vrarë njeri dhe se nuk ka qenë në Belgjikë në kohën kur ka ndodhur vrasja. Ai i ka kërkuar autoriteteve belge të paraqësin qoftë edhe vetëm  një provë që tregon se ai ka qenë atje në atë kohë.

“Dua të theksoj që vullnetin tim për të qenë para organeve të drejtësisë e kam treguar të enjten duke pritur për 4 orë policinë te lokali im, kështu që nuk e kam ndërmend t’i fshihem drejtësisë. Dua të them që nuk kam vrarë asnjë njeri, dhe nuk kam bashkëpunuar me askënd për vrasjen e askujt. Autoritetet belge të më provojnë vetëm një fakt të vogël që unë në atë kohë kam qenë në Belgjikë dhe unë jam gati të pranoj vrasjen. Unë kam qenë në vendin tim në atë kohë. Sa i përket dëshmitarit kyç unë nuk kam lidhje me atë çështje. Do të bëjmë publike se çfarë provash ka në shkresën e Prokurorisë, me mua s’ka lidhje ajo çështje”, tha deputeti Frroku në Këshill.

Deputeti përmendi edhe të drejtën zakonore duke pohuar vërtetësinë e takimit mes familjarëve . Ai shtoi se pavarësisht të atit që ecën sipas kësaj të drejte, vetë Frroku ecën me ligjin.

“Është e vërtetë se familjarët tanë kanë pasur një takim shumë i vonshëm, jo më shumë se një vit e ca, po baba im është 85 vjeç dhe ecën me të drejtën zakonore, unë do të eci me të drejtën e ligjit. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë që mund të pyesni. Sa i takon Interpolit unë jam kthyer në 22 Shkurt nga Amerika e Veriut mund ta provoni nëpërmjet TIMS-it”, u shpreh Frroku duke ftuar autoritetet të konfirmojnë deklaratën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha për Ramën: Padrino të flak për të mbajtur karrigen e tij
Zgjedhjet lokale/ Shkëlzen Berisha kundërshtari i parë i Gjergj Bojaxhiut »
Article Logic
Execution time: 0.016732931137085
array(1) { ["section"]=> string(96) "frroku-ne-keshill-nuk-kam-vrare-njeri-baba-im-ecen-me-te-drejten-zakonore-une-eci-me-ligjin-7462" }