Frroku: Nuk jam karrem që të përdorem nga Prifti për t’u futur në politikë

Publikuar tek: politike, më 13:56 16-03-2015 Frroku: Nuk jam karrem që të përdorem nga Prifti për t’u futur në politikë Mark Frroku

Deputeti i Pukës Mark Frroku ka thënë për gazetën ‘’Panorama’’ se nuk ka dijeni për kërcënimin me vrasje për Doshin dhe se as nuk e njeh “djalin me bluzë ngjyrë portokalli” që ndiqte Tomën.  Frroku ka theksuar se nuk e njeh Durim Bamin dhe se ai nuk ka hipur ndonjëherë në makinën e tij.

Në lidhje me deklaratat e Priftit se edhe atë kanë dashur ta vrasin, Frroku shprehet qartë se thëniet e tij janë një aludim. “’Ky është një aludim nga zoti Prifti. Po pse nuk e denoncoi në Prokurori Z.Prifti një skenar të tillë? Unë nuk jam karrem që të përdorem për të ringjallur individë që kanë dalë një herë politikisht. Nuk kam kohë të merrem me ëndrra të këqija’’, thotë Frroku.

“Në respekt të opinionit publik, dua të them se mjeti i deputetit Mark Frroku nuk është përdorur apo keqpërdorur në asnjë moment, as më parë, dhe aq më tepër, që kur kam marrë mandatin. Akoma më shumë, që mjeti i deputetit Mark Frroku nuk është ndaluar asnjëherë nga policia. Një prej makinave që ka qenë në pronësinë time është shitur në Fushë Krujë.  Aktin e shitjes së mjetit e kam depozituar në Prokurori ditën e dëshmisë time. Dua të sqaroj se blerësi nuk është Durim Bami por një person tjetër. Se çfarë ka ndodhur më tej, unë nuk kam sesi ta di”, thotë në intervistë Frroku duke se ka takuar me Doshin me mijëra persona në të gjithë vendit.

“Unë jam deklaruar publikisht mëse një herë se nuk kam asnjë lidhje me personin në fjalë. Për shkak të miqësisë, raporteve të punës dhe angazhimeve në politikë që kam pasur me deputetin Tom Doshi, unë kam takuar me mijëra e mijëra persona në të gjithë vendin.Unë kam kryer detyrën time, pa qenë peng i askujt, duke dëshmuar para organit të akuzës dhe duke pranuar edhe ballafaqimin me Tom Doshin”,  ka thënë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS-ja dhe PD-ja mbledhin grupet parlamentare për zgjedhjet dhe protestat
Meta takon Benoit: Marrëdhëniet Shqipëri-Kanada solide »
Article Logic
Execution time: 0.021147012710571
array(1) { ["section"]=> string(78) "frroku-nuk-jam-karrem-qe-te-perdorem-nga-prifti-per-t-u-futur-ne-politike-6051" }