Fshati olimpik në Korçë, derdhen 5 miliardë lekë

Publikuar tek: sport, më 15:33 04-04-2016 Fshati olimpik në Korçë, derdhen 5 miliardë lekë

Qyteti i Korçës pritet të jetë shumë shpejt me një fshat olimpik. Punimet pritet të nisin në datën 18 prill, pas një nisme të qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Korçës. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime zyrtare pranë bashkisë dhe klubit korçar, që kanë konfirmuar për "Panorama Sport" këtë investim gjigant.

Kësti i parë i parave për zhvillimin e punimeve është derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë në qytetin juglindor dhe bëhet fjalë për një shumë rreth 5 miliardë lekë.

Ndërkohë që në vazhdim të punimeve, në kohë të ndryshme, do të ketë edhe dy këste të tjera, por shuma e tyre nuk mund të bëhet me dije për momentin, pasi, pas çdo faze, do të bëhet rivlerësimi i shpenzimeve në bazë të punimeve që do të kryhen. Projekti, në përfundim të realizimit të tij, do t’i japë stadiumit dhe ambienteve rreth tij një pamje të re dhe mjaft moderne, e cila do të jetë e para në vendin tonë.

Starti i punimeve – Sistemimi i ambienteve sportive të zonës afër stadiumit do të fillojë me fazën e parë të punimeve që pritet të nisë në 18 prill. Punimet do të nisin menjëherë në dy kupolat që janë ngritur prej kohësh me idenë e krijimit të një salle të atletikës, por që kishin mbetur prej vitesh në harresë.

Kjo do të jetë pjesë e fazës së parë të ndërhyrjes dhe do të krijohet një sallë që do të shërbejë për atletikën dhe shumësportëshin. Ndërsa pjesa tjetër e fazës së parë të këtij investimi do t’i takojë sistemimit të një pjese të ambienteve të akademisë së Klubit të Futbollit Skënderbeu. Kjo do të përfshijë ndërtimin e ambienteve të brendshme, dhoma zhveshjesh të pajisura edhe me dushe për të ofruar kushte më të mira për ekipet e moshave.

Fazat e tjera – Veç këtyre punimeve që do të kryhen në fazën e parë, fazat e tjera të investimit do të kalojnë përmes një procesi tenderimi që do të lidhet me ndërtimin e disa fushave sportive të atletikës, një stadium futbolli me përmasa olimpike, një stadium atletike, disa qendra stërvitore (palestra) për gjimnastikë, basketboll, volejboll dhe peshëngritje, dy qendra fizioterapeutike, një hotel me 126 dhoma dhe me dy salla konferencash, të cilat do të ofrojnë shërbime për sportistët dhe sportdashësit, si dhe shumë ambiente dhe shërbime të tjera, përfshirë këtu restorantet, dyqanet sportive, parkingun dhe mjedise të gjelbëruara.

Ky është një investim i Bashkisë Korçë, qeverisë shqiptare dhe agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ndërkombëtar.

Stadiumi – Investimi që pritet të nisë në mesin e muajit prill është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ka pranuar se pritet të nisin punimet shumë shpejt për ambientet sportive. Nga ana tjetër, pritet që një nga etapat apo fazat e parashtruara në këtë projekt t’u takojë punimeve për stadiumin e qytetit.

Objektivi është që në stadiumin aktual të shtohen vendet në tribunën kryesore, por edhe në tribunat e tjera, duke bërë që të ketë një kapacitet me rreth 9500 vende, si dhe kushte më të mira për tifozët që do të ndjekin ndeshjet e Skënderbeut në shtëpi. Gjithashtu, stadiumi do të ketë të gjithë elementët për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare. Kujtojmë se aktualisht stadiumi i qytetit të Korçës mban rreth 6 mijë tifozë dhe korçarët i kanë luajtur ndeshjet europiane në “Elbasan Arena”.

Ja çfarë pritet të ndërtohet:

- Fushë atletike me sip. 7.000 m2.

- 4 fusha volejbolli dhe basketbolli me sip. totale 1.600 m2.

- 4 fusha tenisi me sip. 1.000 m2.

- 3 fusha minifutbolli me sip. 2.400 m2.

- Një sallë gjimnastike me sip. 1.500 m2 dhe kapacitet 300 vende.

- Një sallë për lojërat me dorë sip. 1.500 m2 dhe kapacitet 300 vende.

- Një palestër peshëngritje me sip. 2.800 m2 dhe kapacitet 1.200 vende.

- Një poligon qitjeje me sip. 2.000 m2.

- Stadium me sip. 22.000 m2 dhe ambiente mbështetëse me sip. 1200 m2 si dhe kapacitet 9.500 vende.

- Stadium atletike me sip. 14.500 m2.

- Një pishinë të mbyllur me sip. 4.400 m2 dhe kapacitet 1.300 vende.

- Dy qendra fizioterapie me sip. 920 m2.

- Një godinë administrate me sip. totale 4.000 m2.

- Tri zona parkimi (një nën tokë, një në katin e parë dhe një e tretë për hotelin) me sip. 7.000 m2 dhe kapacitet 1.500 vende).

Kompleksi-sportiv-Sport-Planet-02.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie Napoli, Roma triumfon në derbi
Arrihet marrëveshja, Antonio Conte trajneri i ri i Chelsea »
Article Logic
Execution time: 0.0044739246368408
array(1) { ["section"]=> string(53) "fshati-olimpik-ne-korce-derdhen-5-miliarde-leke-36803" }