Fshatrat e Lushnjes formojnë koalicion: Bëni rrugën pastaj sillni kutitë e votimit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:31 21-05-2015 Fshatrat e Lushnjes formojnë koalicion: Bëni rrugën pastaj sillni kutitë e votimit

“Më gënjeve një herë, turp të kesh. Më gënjeve për herë të dytë, turp të kem” - Lajmërimi është vendosur në hyrje të fshatit, pikërish aty ku rruga e shkatërruar vazhdon të rëndojë jetën e përditshme të banorëve.

Fshatrat Toshkëz, Mazhaj, Kundje dhe Zhelizhan kanë bërë aleancë kundër premtimeve boshe që mbushin gropat e rrugës që lidhin fshatrat e tyre. Ja cili është ultimatum i tyre për kandidatët që vijnë nga këto anë për fushatë:

Lajmërim:

Në emër të fshatrave Toshkëz, Mazhaj, Zhelizhan dhe Kundjepo jut hemi dy fjalë. Nëse rruga nuk shtrohet para votimeve në këto fshatra nuk keni të drejtë të sillni kuti votimi sepse jemi gënjyer më shumë se një herë nga ju në periudhën e fushatës.

Mashtrime të tilla si: Do ulim naftën, do ulim plehrat, do bëjmë rrugë etj. Por “premtimet” tuaja janë fjalë boshe. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona për shtrimin e rrugës, votat tona do jenë të pavlefshme.

Me rrespekt banorët e fshatrave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022565841674805
array(1) { ["section"]=> string(87) "fshatrat-e-lushnjes-formojne-koalicion-beni-rrugen-pastaj-sillni-kutite-e-votimit-11673" }