Fshehu pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Tiranës (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: barometri, më 08:51 24-07-2018 Fshehu pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Tiranës (EMRI-DETAJE) Arben Nela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Arben Nela.

Sipas KPK Nela ka bërë fshehje të pasurisë, pasi nuk ka burime të mjaftueshme  financiare për të justifikuar pasurinë.

Sipas raportit prokurori Nela ka një apartament 99.4 m2, blere në vitin 2011 për 41 mijë euro, në bashkëpronësi me gruan. Sipas deklarimit apartamentin e ka blerë me kursimet në vite nga puna që prej 1998 dhe kursimet e gruas e cila punon në ministri të transporteve dhe profesoreshë.

Për blerjen e kësaj shtëpie prokurori ka deklaruar se ka marrë borxh prej 25 mijë eurosh dhe nga motra e gruas.
Sipas KPK për këtë apartament ka mos përputhje në deklarimet e pasurisë në vitë. Ndërsa për borxhin e marrë nga kunata është e paqartë se kur ia ka marrë dhe kur ia ka kthyer.

Po kështu zotëron një banesë 121.6 m2 në Lanabregas, nën proces legalizimi. Prokurori thotë se tokën e kanë blerë prindërit e tij dhe kanë ndërtuar shtëpinë nga 1999. Por KPK thotë se ka paqartësi dokumentesh.

Ndërkohë Nela është shprehur se nuk ka fshehur pasurinë duke thënë se ILDKPI nuk e ka bërë llogarinë siç duhet.

Sipas tij ILDKPI ka interpretuar qëllimisht pasuritë e tij.

Trupa gjykuese përbehej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Fierit, ndërsa është transferuar në vitin 2006 në Durrës, ku ka shërbyer deri në 2008.

Ai ushtron detyrën në Prokurorinë e Tiranës që prej vitit 2008 kur është larguar nga Durrësi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021350860595703
array(1) { ["section"]=> string(68) "fshehu-pasurine-kpk-shkarkon-prokurorin-e-tiranes-emri-detaje-128921" }