FSHF dhe Rama shpallin “non grata” Ballist Morinën

Publikuar tek: sport, më 16:22 01-10-2015 FSHF dhe Rama shpallin “non grata” Ballist Morinën

Është 1000% e sigurtë që Ballist Morina nuk do të jetë i pranishëm në stadium për ndeshjen kundër Serbisë. Kjo është ajo çfarë ka pohuar përpara gazetarëve sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

Shulku nuk ka dhënë ndonjë arsye se përse është marrë ky vendim për të përjashtuar nga “Elbasan Arena”, njeriun e dronit, i cili u bë shkak që Shqipëria të fitonte në tavolinë tre pikët kundër Serbisë.

“Ballist Morina nuk do të jetë me Serbinë, për këtë jam i sigurë 1000%”, u ka thënë Shulku gazetarëve.

Mesa duket FSHF ka pasur edhe dakortësimin e kryeministrit Edi Rama për këtë vendim, kur dihet se kryeministri ka qenë tepër i përfshirë në organizmin e kësaj ndeshjeje, të rëndësishme për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lokomotiva fiton ndaj Skënderbeut, “vritini shqiptarët”, “Kosova është Serbi” dhe fishekzjarre në stadium
Humbja me Portugalinë e zbret Shqipërinë 7 vende më poshtë »
Article Logic
Execution time: 0.016426801681519
array(1) { ["section"]=> string(54) "fshf-dhe-rama-shpallin-non-grata-ballist-morinen-22112" }