FSHF i jep të drejtë UEFA-s për Rusinë: Me Shqipërinë s’gjykuan njësoj por më 17 prill na takon 3-pikëshi

Publikuar tek: sport, më 17:35 10-04-2015 FSHF i jep të drejtë UEFA-s për Rusinë: Me Shqipërinë s’gjykuan njësoj por më 17 prill na takon 3-pikëshi

Federata Shqiptare e Futbollit ka përshëndetur vendimin e UEFA-s për t’i dhënë tre pikë në tavolinë Rusisë për ndeshjen e saj me Malin e Zi, duke e parë si një vendim të drejtë dhe në përputhje me standartet e UEFA-s.

Veçse FSHF nuk mendon të njëjtën gjë në rastin e ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë dhe thotë se nuk u zbatua i njëjti standart gjykimi duke patur parasysh që futbollistët tanë u goditën me karrike dhe sende të forta në prani të 5000 policëve. Ky është argumenti që sipas FSHF, UEFA duhet t’ja japë 3-pikëshin Shqipërisë kur të vendosë më 17 prill.

“Komisioni i Etikes dhe Disiplinës, i jep në tavolinë Rusisë 3 pikë, në lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke dënuar kështu me humbje 0-3 Malin e Zi. FSHF mendon se ky vendim është tejet i drejtë, në përputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s. Duke marrë shkas nga ky vendim FSHF thekson që në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri Komisioni i Etikës dhe Disiplinës nuk aplikoi të njëjtin standart gjykimi, sepse dhuna në stadiumin Partizani të Beogradit ishte më ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste. Pamjet e goditjeve të lojtareve tanë me karrike dhe sende të forta, fishekzjarret dhe hyrja në fushë e tifozeve në prani të 5000 policëve janë një argument i padiskutueshëm që vendi organizator dështoi për mbarëvajtjen e një ndeshjeje normale futbolli mbështetur në rregullat e UEFA-s. Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shumë shpresë për një gjykim të drejtë, jo thjesht që kombëtares së Shqiperisë i takojne 3 pikët, por sepse vendimi në favor të Shqiperisë është vendimi në favor të futbollit”, thuhet në reagimin zyrtar të federatës Shqiptare të Futbollit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozi i çmendur i Ferrarit hyn në pistën e makinave gjatë garës në Formula 1 (Video)
Ansi Agolli: Seks? 15 herë në muaj mjaftojnë »
Article Logic
Execution time: 0.017713069915771
array(1) { ["section"]=> string(109) "fshf-i-jep-te-drejte-uefa-s-per-rusine-me-shqiperine-s-gjykuan-njesoj-por-me-17-prill-na-takon-3-pikeshi-8395" }