FSHF-ja në një zë me UEFA-n, miraton vendimin për Partizanin

Publikuar tek: sport, më 19:48 06-07-2016 FSHF-ja në një zë me UEFA-n, miraton vendimin për Partizanin

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për vendimin më të fundit të UEFA-s, , nëpërmjet një komunikate për shtyp duke pohuar vendimin e saj, ku Partizani shkon në Champions pas dënimit nga KAS-i i Skënderbeut.

“Vendimi i KAS të Lozanës për pezullimin e Skënderbeut për një vit nga UEFA Champions League, e ka detyruar UEFA-n, që të marrë një vendim për zëvendësimin e korçarëve me ekipin e Partizanit, i cili u rendit i dyti në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore. Ky vendim është marrë sot. Partizani do të luajë më datë 13 korrik për UEFA Campions League, kundër skuadrës hungareze të Ferencvaroshit. Takimi i nesërm midis Slovan i Bratislavës dhe Partizanit do të zhvillohet, sipas parashikimit por thjesht për tifozët, pasi rezultati nuk ka asnjë vlerë. Slovan kalon në turin e ardhshëm UEFA Europa League, ndërsa Partizani, do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm eruropian, që është UEFA Champions League”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i papritur i UEFA-s, Partizani zëvendëson Skënderbeun në Champions League
E kërkon gjithë Italia, Rey Manaj “fshihet” në ish-Bllok »
Article Logic
Execution time: 0.024096012115479
array(1) { ["section"]=> string(65) "fshf-ja-ne-nje-ze-me-uefa-n-miraton-vendimin-per-partizanin-45761" }