FSHF jep një lajm të mrekullueshëm për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni në “Loro Boriçi”

Publikuar tek: sport, më 06:43 06-09-2016 FSHF jep një lajm të mrekullueshëm për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni në “Loro Boriçi”

FSHF jep një lajm të mrekullueshëm për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni në Loro Boriçi që do të luhet sot. Në 15 minutat e mbetura të sfidës Shqipëri-Maqedoni, tifozët do të kenë mundësi të hyjnë falas në stadium.

Pjesa e mbetur nga takimi që u ndërpre ditën e djeshme do të mund të ndiqet pa pagesë nga tifozët, të cilët për këtë problem mund të kenë qenë dhe disi të shqetësuar për faktin se nuk dihej se si do të veprohej me ata që nuk ishin kujdesur për biletën e tyre pasi kishin hyrë dje në stadium.

NJOFTIMI I PLOTE I FSHF:

"Ne stadium, hyrja e lire 
Te gjithe tifozet te cilet deshirojne te ndjekin pjesen e mbetur te ndeshjes Shqiperi - Maqedoni, jane te ftuar ta ndjekin ate neser ne oren 14.00. Hyrja do te jete e lire per te gjithe, si per ata qe kane qene te pajisur me bilete, ashtu edhe per te tjeret qe deshirojne te vijne. Ju ftojme te mbeshtesni kombetaren tone ne ate pjese te mbetur ankthi. Ti mbeshtesim djemte tane, per nje fitore te deshiruar nga te gjithe".

Gjithsesi, në 15 minutat e fundit të sfidës ndaj Maqedonisë, sigurisht që nuk pritet ndonjë dyndje e madhe, për vetë orarin kur do të rifillojë ndeshja (14:00), por edhe për faktin tjetër se shumë prej tifozëve tashmë kanë zgjedhur të largohen nga Shkodra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pritet vendimi për ndeshjen, ja dy mundësitë kur do të luhet
Mrekulli kuqezi, Balaj "bekon" Shqipërinë në shtëpinë e tij. Shqipëri-Maqedoni 2-1 »
Article Logic
Execution time: 0.024570941925049
array(1) { ["section"]=> string(86) "fshf-jep-nje-lajm-te-mrekullueshem-per-ndeshjen-shqiperi-maqedoni-ne-loro-borici-52027" }