FSHF kërcënon tifozët: Në ndeshjen ndaj Izraelit do të ketë arrestime nëse…

Publikuar tek: sport, më 19:48 07-11-2016 FSHF kërcënon tifozët: Në ndeshjen ndaj Izraelit do të ketë arrestime nëse…

Shqipëria do të luajë kundër Izraelit në datën 12 nëntor, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Në prag të kësaj sfide, Federata Shqiptare e Futbollit tregohet e ashpër ndaj tifozëve të cilët do të shpalosin parulla politike.

“Nëse do të ketë tifozë të tillë që do të mundohen të shpalosin banderola të tilla politike në stadiume, pa diskutim që do të jetë një gjë shumë e dëmshme për kombëtaren shqiptare, pasi UEFA dhe FIFA i dënojnë këto gjeste. Por i bëj thirrje dhe një apel që mos të guxoj asnjë që të bëjë gjeste të tilla, pasi do të ketë monitorim të rreptë dhe nëse ata guxojnë që të bëjnë këto gjëra, do të kenë masa të rrepta penale. E them me bindje që njerëz të tillë do të arrestohen në moment, Nëse do të kenë raste të tilla do të ketë masa shumë të forta, jo sportive, por masa penale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ZBARDHET LISTA E DE BIASIT: Ja kush do të luajë kundër Izraelit
Ndryshimi i stadiumit, FSHF: Ja si do veprohet me biletat për Shqipëri-Izrael »
Article Logic
Execution time: 0.023040056228638
array(1) { ["section"]=> string(79) "fshf-kercenon-tifozet-ne-ndeshjen-ndaj-izraelit-do-te-kete-arrestime-nese-58716" }