FSHF prezanton tifogrupin e ri të Kombëtares, shpërthejnë polemikat: Neveri dhe mosmirënjohje

Publikuar tek: sport, më 17:44 07-01-2016 FSHF prezanton tifogrupin e ri të Kombëtares, shpërthejnë polemikat: Neveri dhe mosmirënjohje

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot tifogrupin e ri të Kombëtares Shqiptare, të quajtur “Tifozët e Kombëtares”. Sipas FSHF-së, qëllimi i këtij grupi është krijimi i një komuniteti të njohur dhe të formalizuar me një organizim të posaçëm që sjell një sërë avantazhesh dhe privilegjesh të anëtarëve të tij.

Por, menjëherë kanë shpërthyer polemikat nga anëtarë të tifogrupit të parë të Kombëtarës shqiptare dhe deri më tani i vetmi i tillë, “Tifozat Kuq e Zi”. Anëtari i ‘TKZ-së’, Petrit Osmani e ka konsideruar krijimin e këtij grupi si diçka neveritëse dhe mosmirënjohëse dhe aq më pak kur prezantimi bëhet nga ish-lojtari i Kombëtares, Erjon Bogdani.

Postimi i Petrit Osmanit:

Të sjell neveri, mosmirënjohje edhe për teke të egove të sëmura fakti që një ish lojtari të Kombëtares si Erjon Bogdani që sot prezentoi tifogrupin e ri "Tifozat e Kombëtares" duke injoruar kështu punën edhe sakrificën e Tifozave Kuq e Zi , bile si për ironi promovimi i këtij grupi u bë me pamje nga koreografitë e TKZ-së. Ai harroi se këta të fundit pëveç që e kanë duartrokitë e kanë çu në qiell kontributin e tij për 12 vite, i kanë përcjellë edhe nëpër klubet respektive gjithandej.

Prej Alban Bushit e Redi Jupit nuk pres ma shumë e as ma mirë ashtu sikur nuk pres prej Armando Dukes, dhe zagarëve të tij si lir Shulku, Gazmend Malo etj. Por një lojtar me si "Bogu" që për krejt neve ka qenë ndër të paktit shqiptarë që kemi pas mundësi me pa në Serie A, madje disa sosh e kanë ndjek edhe në ndeshje kampionale, është ofendim drejt mbështetësve që janë nga një vend i varfër por që e harxhojnë kursimin e fundit me shku me pa.

Prej sot, "heroi" Bogdani që e kisha shumë për zemër, nuk ekziston më

Njoftimi i FSHF-së:

Fan Club “Tifozët e Kombëtares”, prej sot nuk është vetëm një ide por ka nisur të funksionojë si një realitet i ri. Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e tij, mund të njihet me atë çfarë afron klubi i ri i tifozëve të kombëteres dhe të anëtarësohet në të.

Sot paradite, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit është organizuar prezantimi i këtij Fan Club. Në të kanë qenë të ftuar nderi Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, ndihmëstrajneri i kombëtares Paolo Tramezzani dhe ndihmësi tjetër në ekipin kombëtar Erion Bogdani, njëkohësisht golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar në të gjitha kohërat.

Pas një spoti promocional, me figura të ndryshme nga kultuara, arti dhe futbolli, është bërë edhe prezantimi i eventit dhe e kanë marrë fjalën të ftuarit specialë. Ata kanë vlerësuar në maksimum, rolin e mbështetjen e tifozëve dhe kanë bërë thirrje që ku Fan Club, të ketë sa më shumë mbështetës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pastaj Drejtori i Marketingut, Gazmend Malo, ka zbërthyer një për një detajet, të projektit më te ri, të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ja disa nga pikat kryesore te tij:

Emri i klubit: Vjen natyrshëm, i drejtohet dhe grumbullon tifozët e kombëtares ne një komunitet mbeshtetës.

Qëllimi: Krijimi i nje komuniteti te njohur dhe te formalizuar me nje organizim te posaçem qe sjell nje sere avantazhesh dhe privilegjesh te anetareve te tij.

Eshte dicka qe ekziston edhe ne traditat me te mira te Federatave dhe kombetareve te ekselences si Gjermania, Italia, Franca, Anglia, etj.

Objektivat: T‘i njohim me mire, t‘i sherbejme me mire, te krijojme marredhenie te mira me tifozet tane.

Forma organizative: Si fillim, ky klub do te jete nje entitet i brendshem i FSHF-se.

Me tej mund te marre forme edhe si subjekt me vete, me organizim autonom, organ drejtues, nje bord, etj.

Kriteret e anetaresimit: Te jesh tifoz i kombetares, Te rregjistrohesh ne fshf.org; Te jesh sa me aktiv.

Avantazhet  e anetaresimit: Parashikohen tre nivele anetaresimi: Anetar i regjistruar, Anetar Zyrtar, Anetar Gold.

Funksionimi:

Pajisja me karte sipas nivelit te anetaresimit;

Perdorimi i kartes per te marre avantazhet dhe privilegjet qe ky Klub ofron;

Bar code unik per cdo karte;

Bar code njihet nga akses kontrolli ne stadium;

Ne rastin e blerjes se biletave nga anetari, ndeshja aktivizohet ne karte dhe nuk ka nevoje per bilete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro2016/ Kjo pritet të jetë fanella e Shqipërisë në Francë (Foto)
Tragjedi në familjen Salihi »
Article Logic
Execution time: 0.027903079986572
array(1) { ["section"]=> string(97) "fshf-prezanton-tifogrupin-e-ri-te-kombetares-shperthejne-polemikat-neveri-dhe-mosmirenjohje-29398" }