FSHF u përgjigjet ‘TKZ’: Ju duam të gjithëve, por UEFA ka rregulla

Publikuar tek: sport, më 20:29 15-01-2016 FSHF u përgjigjet ‘TKZ’: Ju duam të gjithëve, por UEFA ka rregulla

Tifo-grupi më i madh i Kombëtares Shqiptare, Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar ngrirjen e çdo marrëdhënie me Federatën Shqiptare të Futbollit. Shkak është bërë vendimi i këtij institucioni për të mos pajisur me bileta për ndeshjet e Euro2016 anëtarët e TKZ-së.

Sipas tifo-grupit, FSHF u ka sugjeruar që ata t’i bashkohen grupit të ri të krijuar nga ky institucion, por që për TKZ-të është diçka e pa pranueshme.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Tifozët Kuq e Zi, është shprehur se ky institucion nuk ka për qëllim përjashtimin e tifozëve, por vendimet janë marrë në bazë të rregullave të vendosura nga UEFA për organizimin e Kampionatit Europian.

FSHF sqaron se është UEFA ajo që nuk lejon shpërndarjen e biletave për grupe jozyrtare të Federatave respektive, e për këtë arsye është krijuar grupi “Tifozat e Kombëtares”. Federata vlerëson dhe është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kombëtaren shqiptare nga TKZ.

Reagimi i plotë i TKZ-së:

Të nderuar anëtarë të Tifozave Kuq e Zi,

Prej disa javësh, Tifozat Kuq e Zi kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u përpjekur që të arrihet një marrëveshje e përbashkët në lidhje me ndeshjet e fazës finale të Kampionatit Europian, “Francë 2016”. Kemi kërkuar nga ana e federatës që TKZ-së t’i ofrohet një kuotë biletash për tre ndeshjet e para në fazën e grupeve në “Euro 2016”’, e krahas kësaj të mundësoj edhe përfshirjen në këtë numër të anëtarëve tanë nga Ilirida, Malësia, Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që jetojnë në Europën Perëndimore.

Gjatë bisedave me zyrtarët e federatës, na është thënë se FSHF nuk ka asnjë biletë në dispozicion, ndërsa më pas na është thënë se me anëtarësimin tonë si grup në klubin e tifozëve të krijuar nga FSHF-ja së fundmi, mund të pajisemi me bileta, mënyrë kjo e vetme për ne si grupim. Kjo për në, ka qenë e pakuptimtë edhe e papranueshme njëkohësisht, pasi e cenon pavarësinë tonë si organizim dhe e humbet përgjegjësinë tonë organizative 12 vjeçare karshi anëtarëve.

Parimisht ne nuk mendojmë se e kemi eksluzivitetin e përkrahjes së Kombëtares, por si organizimi më serioz prej më shumë se një dekade mendojmë se meritojmë një trajtim pak më korrekt. Për shkak të negociatave nuk kemi dashur të krijojmë konfuzitet në opinion. Jemi sjellë çdoherë në mënyrë sa më institucionale të mundshme karshi një organizate si FSHF-ja, që abuzon me këtë term e që veç si institucion nuk sillet. Pas disa takimesh edhe zvarritjesh, herën e fundit kemi kërkuar që takimi të jetë direkt me kreun e kësaj federate, Armand Duka, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Më pas vendosëm që të shkruajmë një letër FSHF-së edhe vet kreut të saj për kërkesën e pajisjes tonë me bileta, përgjigje që ne e kemi pritur deri mbrëmjen e 14 janarit. Në adresën tonë nuk ka ardhur asnjë përgjigje, qoftë edhe negative!

Kjo është një papërgjegjësi institucionale e njerëzve të federatës që me mish e me shpirt po mundohen që të “vjelin” frytet e kualifikimit të Kombëtares në Francë edhe të bëjnë pazar për gjithçka që kalon nga duart e tyre. Tashmë, pas arritjes së qëllimit - pra kualifikimit për Kampionat Europian - Federata Shqiptare e Futbollit, siç duket nuk ka më nevojë për TKZ-në.

Kjo është një ditë e vështirë për të gjithë tifozët e sinqertë të Kombëtares. 12 vite ku kemi dhënë sa kemi mundur për t'u kualifikuar e në fund diskualifikohemi nga FSHF. Por, do të ketë ndeshje kualifikimi edhe pas kampionatit europian, e aty do të rishihemi prapë dhe reagimi jonë do jetë më i fuqishëm se kurrë më parë!

Me këtë rast, nga ky moment, Tifozat Kuq e Zi ngrijnë çdo bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Për veprimet tona të mëtejshme do të ju njoftojmë me kohë. E kemi dëshmuar se kemi hyrë edhe në stadiume ku nuk na është lejuar (madje edhe nga ajri).

Pra, ne nuk do të ndalemi së përkrahuri ngjyrat, flamurin dhe fanellën e shenjtë të Kombëtares! Njerëzit që janë aty sot, qoftë burokratë federatash, trajnerë apo edhe lojtarë, do të ikin e do vijnë të tjerë, ajo që mbetet është, Kombëtarja!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Reagimi i plotë i FSHF-së:

Të nderuar antarë të TKZ!

Në vijim te kërkesës tuaj per t’u pajisur me bileta në grup, për ndeshjet e kombetares ne France 2016 (direkt nga FSHF),  ju bejme me dije  se kjo eshte një procedurë e pamundur. UEFA, si organizuese eksluzive e Turneut France 2016, ka vendosur rregullat dhe mënyrën e shpërndarjes së biletave nëpërmjet portalit on line, UEFA.com.

Kjo proçedurë është e padryshueshme dhe e vendosur nga organizatorët e aktivitetit.

FSHF si te gjithe federatat e tjera pjesmarrese ne Francë 2016 nuk  disponon dhe administron  ne menyre te drejteperdrejte bileta, për ndeshjet e kombëtares sonë, në France 2016. Rregullorja e UEFA-s, për këtë aktivitet,  parashikon shitjen individuale “ Vetëm”,  nëpërmjet portalit, on-line te UEFA-s.

Por ndërkohë rregullat  e UEFA-s japin mundësi e prioritete, për t’u pajisur me bileta vetem per ato individe qe jane te regjistruar ne klubet zyrtare te federatave perkatese.  Eshte kjo nje nga arsyet qe FSHF se fundmi  promovoi Klubin “Tifozet e Kombetares”, i cili është i hapur per te gjithe, për t’u regjistruar dhe per t’u bere pjese e mbeshtetjes maksimale per ekipin tone kombetar.

Besojmë dhe shpresojmë se është e qartë qe, anëtarësimi në “Klubin e Tifozëve të Kombetares” të iniciuar dhe krijuar nga FSHF, nuk cënon invidualitetin e asnjë grupimi tifozerie. Përkundrazi, FSHF synon që nëpërmjet, këtij bashkimi, të sjellë sa më shumë risi dhe mbështetje për kombëtaren shqiptare të futbollit.

FSHF, si Institucion,  përfiton nga rasti, per t’ju ftuar edhe nëherë të regjistroheni në këtë klub, miqsh. Sepse Klubi i Tifozëve të Kombëtares, është thjesht një klub me një listë të identifikuar anëtarësh në shërbim  të të gjithë tifozëve. Ai do të funksionojë,  për t’i krijuar anëtarëve,  lehtesira dhe avantazhe për të ndjekur dhe mbështetur kombëtaren tonë në “Francë 2016”, dhe më tej.

Duke e mirëkuptuar dëshirën tuaj të sinqerte dhe të zjarrtë për të mbështetur djemtë e kombëtares sonë në këte ngjarje historike, për futbollin shqiptar, kërkojmë gjithashtu të  mirëkuptoni  që FSHF e ka të pamundur, të ndryshojë rregullat dhe kriteret e UEFA-s për shpërndarjen e biletave.

FSHF, ka vlerësuar maksimalisht dhe është mirënjohëse për mbështetjen  dhe kontributin që i është dhënë ekipit kombëtar,  nga ana e grupimit të tifozëve TKZ nder vite.

Institucioni i futbollit shqiptar, ka qene gjithmonë i gatshëm per t’ju pergjigjur kërkesave tuaja, jo vetëm si një obligim moral për kontributin tuaj të pazëvendesushëm. Por si nje detyrim midis partneresh qe punojne per te njejtin qellim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fadil Vokrri rizgjidhet në krye të FFK-së, i vetëm në garë
Akuzat e Stivi Frashërit, KF Tirana do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore »
Article Logic
Execution time: 0.0049800872802734
array(1) { ["section"]=> string(68) "fshf-u-pergjigjet-tkz-ju-duam-te-gjitheve-por-uefa-ka-rregulla-30104" }