FSHF: Vendimi i CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk shpallet sot

Publikuar tek: sport, më 16:49 17-04-2015 FSHF: Vendimi i CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk shpallet sot

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se vendimi që Gjykata e Arbitrazhit do të marrë në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, nuk do të publikohet sot. Aktualisht seanca dëgjimore e delegacionit shqiptar është duke vijuar dhe pritet të përfundojë rreth orës 19:20.

Sipas FSHF-së, CAS do ta njoftojë atë për datën në të cilën do të shpallet vendimi për këtë ndeshje. Shqipëria ka kërkuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv fitoren 3-0 në tavolinë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit të kaluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Federatës serbe të futbollit: Platini na do, por nuk mund të ndërhyjë në Arbitrazh
Dëshmia në CAS/ Cana dhe De Biasi: Serbët hapën dyert e “kafazëve”. Avokati: Përjashtoni Serbinë »
Article Logic
Execution time: 0.03174901008606
array(1) { ["section"]=> string(68) "fshf-vendimi-i-cas-per-ndeshjen-serbi-shqiperi-nuk-shpallet-sot-9043" }