Fshihen gjobat për kontributet shoqërore për ata që paguajnë principalin (VENDIMI)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:45 28-03-2017 Fshihen gjobat për kontributet shoqërore për ata që paguajnë principalin (VENDIMI)

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi disa ndryshime në ligjin e fshirjes së detyrimeve.

Ndryshimi kryesor është reflektuar në nenin 7 të pikës g, ku thuhet se: “Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, që u përkasin periudhave nga 01 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2016, me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31.12 2017, raporton Monitor.

Ndërsa nenet e tjera u miratuan pa ndryshime.

Më herët, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave kaloi në parim draftin që u prezantua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. E reja e ndryshimeve të propozuara nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte shtyrja deri më 31 dhjetor për pagesat e principalit nga sipërmarrja për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatëvonesave.

Bizneset dhe individët pritet t’u jepet një shans i dytë për të përfituar nga ligji i faljes fiskale.

Propozimi është shprehur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku afati 6 muaj për të paguar principalin të shtyhet deri në fund të 2017-s.

Kështu, sipërmarrja do të ketë 9 muaj kohë për t’u bërë pjesë e draftit që pritet të kalojë në Parlament javën e ardhshme, u shpreh ministri Ahmetaj në prezantimin e draftit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030885934829712
array(1) { ["section"]=> string(86) "fshihen-gjobat-per-kontributet-shoqerore-per-ata-qe-paguajne-principalin-vendimi-73362" }