FSHZH nis konsultimet në disa qytete për projektin “Për Zhvillim të Integruar Ekonomik dhe Urban”

Publikuar tek: ekonomi, më 11:27 13-07-2016 FSHZH nis konsultimet  në disa qytete për projektin “Për Zhvillim të Integruar Ekonomik dhe Urban”

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bankën Botërore ka nisur konsultimet me publikun për projektin “Për zhvillim të integruar ekonomik dhe urban në qytetete Tiranë, Berat dhe në Sarandë”. Projekti është financuar nga Banka Botërore.

Në këto konsultime janë prezantuar draft-dokumentet “Kuadri i Menaxhimit Social dhe Mjedisor”, “Plani i Menaxhimit Social dhe Mjedisor për rrugën këmbësore Mihal Komneno për në Kalanë e Beratit dhe Pikën Panoramike Tabja” dhe “Rehabilitimi i Shkallareve në qytetin e Sarandës”.

Në takimet që u zhvilluan morën pjesë përfaqësues të Bankës Botërore, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, përfaqësues të Bashkive përkatëse, institucioneve të ndryshme si Instituti i Monumenteve të Kultures, Qendrave Sociale, përfaqësues të komuniteteve, OJF-ve dhe bizneseve lokale.

Një ndër çështjet më të diskutuara ishte nevoja për investime të mëtejshme në zonat turistike me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve ekzistuese

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06594705581665
array(1) { ["section"]=> string(101) "fshzh-nis-konsultimet-ne-disa-qytete-per-projektin-per-zhvillim-te-integruar-ekonomik-dhe-urban-46431" }