Ftesa e Ramës për Boden, si humori i Berishës për Nanon

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:20 26-11-2018 Ftesa e Ramës për Boden, si humori i Berishës për Nanon

Nga Edmond Arizaj

Nuk e di pse Edi Rama me shëmbëlleu me Sali Berishën, teksa fliste krejt qetë për ftesë-propozimin ndaj Ridvan Bodes për Këshillin Mbikqyrës të BSH. Edhe Berisha po kaq qetë, madje me humor e kënaqësi të pamasë fliste se akuzat për Fatos Nanon si vrasës dhe porositës vrasjesh, ishin elektorale. Mbaj mend një nga akuzat e rënda të Ramës kundër Bodes, atë për Lotarinë Kombetare. I qendron vallë kryeministri edhe sot asaj akuze, apo ishte elektorale? Mos vallë Rama ka harruar se Ridvan Bode ka qenë ministër i financave plot tetë vjet i qeverive Berisha, pra i atyre qeverive të cilat Rama deklaron çdo ditë edhe pasi ka pesë vjet në pushtet, se e çuan Shqipërinë në buzë të greminës.

Apo ka ndonjë hetim që nuk dihet se Bode nuk ka qenë pjesë e atyre që shtynin ekonomi-financën e vendit drejt humnerës? Nëse Rama ka thënë pothuaj pa u lodhur se qeveritë e Berishës kanë marrë borxhe pa fund dhe na kanë lënë borxhe pa fund, mos vallë Bode është i larë nga kjo punë?! Nuk e di. Por nëse akuzon dikë se ke çuar një vend buzë katastrofës, dhe pastaj i ofron post, me duket ose ke gënjyer herën e parë, ose po bën diversion. Një diversion ndaj një kundërshtari që realisht është duke u vetëshkatërruar çdo ditë nga zgjedhjet e tij dhe s’ka nevojë që Rama të nis të ngjajë si Berisha, duke gëlltitur akuzat e dikurshme. Ende nuk ka asnje denoncim serioz për qeveritë Berisha, që sipas Ramës çuan vendin buzë katastrofës.

Ende nuk ka një ish-minister që të ketë në kurriz akuza serioze dhe me letra. Sipas kësaj logjike, duhet të presim edhe një propozim për Rulin, për Imamin, e ku di une sa ministra janë shigjetuar rëndë madje nga Rama dhe PS para 2013. Ndoshta dhe për Fullanin?! Nuk ka asgje të keqe që ftohet Bode, ish “armiku”. Por ama Rama nuk duhet ta beje. Mund ta bëjë ftesën kushdo tjetër. Ose Rama duhet të dalë e të thotë, më falni zotërinj shqiptare, sepse u talla kur thosha që Shqiperia ishte buzë humnerës. Po bëja fushatë elektorale. Njesoj si tha Berisha kur u bë “mik”me Nanon. A e bën Rama për të çorientuar më shumë PD e Bashës. Unë dyshoj qe po. Por besoj që po me të njëjtën masë, le të habitur edhe një pjesë socialistësh, ata që kanë njëfarë memorie. Jam kurreshtar, deputetet socialiste që dikur akuzonin me pasion dhe pathos Boden, si do sillen sot vallë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi i Ylli Rakipit, si tregues i lidhjes media-biznes e politikë
Tony Blair për liderët e BE: Na jepni një rrugëdalje, do të shpëtojmë si Britaninë ashtu edhe Europën »
Article Logic
Execution time: 0.0042078495025635
array(1) { ["section"]=> string(61) "ftesa-e-rames-per-boden-si-humori-i-berishes-per-nanon-142903" }