Ftesa për në Shtëpinë e Bardhë, Rama: Emocionuese. Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë

Publikuar tek: politike, më 20:55 07-04-2016 Ftesa për në Shtëpinë e Bardhë, Rama: Emocionuese. Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ftuar i Baton Haxhiut në Zona e Debatit në Klan Kosova, është shprehur se ftesa për në Shtëpinë e Bardhë është emocionuese për të.

“Vizita në Shtëpinë e Bardhë nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Kur kam marrë ftesën ka qenë emocionuese. Kam një raport personal me të që nga koha kur ai shpalli kandidaturën për president”.

Ai ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë veten si përfaqësues i një vendi të vogël përballë ndonjë përfaqësues të nj vendi të madh.

“Nuk është madhësia e vendeve që përcakton edhe biseden. Unë e kam parë veten të barabartë. Duhet respekti i domosdoshëm për veten”.

Ai e ka cilësuar veten si Mourinho. “Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë”.


Trump rrezikon marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është lutur që kandidati republikan për president të SHBA-së, Donlad Trump, të mos zgjedhet në këtë post.

“Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjedhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.

Këto deklarata Rama i dha në një intervistë ekskluzive në Zonën e Debatit në Klan Kosova.


Marrëdhëniet me Greqinë jo të mira

Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka edhe aq të mira marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë që pas ardhjes së tij në pushtet.

“Marrëdhënia jonë me Greqinë është vështirësuar pas ardhjes sonë në qeveri, por jo për shkakun tonë, por për atë se politika greke ishte e mësuar që të mos kishte një raport të barabartë me Tiranën”.

Rama ka thënë se raporti ndërshtetëror me Athinën, është vështirësuar mirëpo se ka tendenca që të shkojë drejt përmirësimit.

“Ne thjeshtë vetëm kemi bërë të qartë se jemi fqinjë se pa asnjë dyshim kemi një histori fantastike që si bazë të respektojmë fqinjësinë e mirë. Tani besoj që jemi një fazë kur po diskutojmë për ta quar marrëdhënien në një fazë të re, të shëndetshme”.


Jahjaga/ Ajo ishte mbresëlënëse

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila të premten zyrtarisht ia dorëzoi detyrën presidentit të ri Hashim Thaçit, ishte një figurë që ka bërë punë të mirë për vendin dhe se ishte mbresëlënëse.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, këtë koment e ka bërë në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ku ndër të tjerash duke folur për Jahjagën, tha se ëndërron që edhe Shqipëria të ketë një grua për kryetare shteti.

“Është figurë që ka kaluar si e pranuar por jo e admiruar, por ju siguroj që kam pas rastin të jem me të nëpër platforma ndërkombëtare. Përshtypja që ajo grua lë me kapacitetin saj komunikues dhe ato që shtron për Kosovën është mbresëlënëse. Pavarësisht se jemi afër ne nuk jetojmë në një shtëpi dhe nuk mund të kuptojmë impaktet e bashkësisë. Unë e kam parë gjithmonë ëndrrën që Shqipëria ta ketë një presidente femër, por mbase kjo do të vonojë”.


Thaçi/ Nuk është aty për të ngrohur karrigen

“Hashimi hynë tek një kategori e veçantë e presidentëve që mund të luajë një rol të rëndësishëm, nuk është ai i atillë që është aty vetëm për të ngrohur karrigen”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se derisa në Bashkimin Europian mund të dënojnë njëri tjetrin, kjo nuk mund të ndodhë mes shqiptarëve.

“Ka pasur raste që aty janë dërguar persona të mos unifikimit kombëtar. Mbase ndodh që në BE të dënojnë njërin apo tjetrin, kurse ne nuk kemi luksin të dënojmë njëri-tjetrin”.

Rama ka thënë se ka një eksperiencë me të qenit në opozitë.

“Kur e kam marrë detyrën e kryeministrit i kam thënë vetes që nuk duhet t’i hyp askujt në qafë, ashtu siç ata kanë bërë me ty dikur”.

Ai ka folur edhe për mospajtimet e opozitës dhe pozitës në Kosovë duke u shprehur se të dyja palët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Mendoj që ka një potencial të rëndësishëm sot çka e ndava edhe me miqt e të dyja palëve, për të gjetur një rrugë të përbashkët dhe përpjekja për ta lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që palët ta gjejnë në një pikë, duke mos thënë që marrëveshja ka vdekur, apo marrëveshja është në rregull”.


Vetëvendosja/ Është pasuri kombëtare

Rama ka folur edhe për njërën nga tri partitë opozitarë në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kjo Lëvizje ka një udhëheqje interesante.

“Unë e kam thënë dhe përsëris, që Lëvizja Vetëvendosje është pasuri kombëtare, një lëvizje që ka një potencial të rëndësishëm në shërbim të Kosovës dhe shqiptarëve. Ajo ka një lidership që është i veçantë”.


Vuçiç/ Kam raport të shëndetshëm

Edi Rama, kryeministri shqiptar, thotë se ka raport të mirë me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, gjëja kryesore që i ndanë që të dy, është mos-pranimi i Kosovës, si shtet i pavarur nga Serbia.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova u shpreh se gjatë karrierës së tij politike e ka kuptuar se nuk mund të bëhet progres pa dialog dhe thotë se me kryeministrin serb, marrëdhënien e ka normale.

“Është një raport i shëndetshëm, është i barabartë edhe pse ka gjëra të mëdha që na ndajnë, mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Nga ajo që më ka mësuar jeta politike është se mungesa e komunikimit hap hendeqe të mëdha. Marrëdhëniet janë normale, është thyer një tabu”.

Rama thekson se ka vërejtur jo-korrektësi nga pala serbe në zbatimin e marrëveshjeve që ka lidhur me Kosovën.

“Shoh një problem tek pala serbe pasi ata nuk janë korrekt në zbatimin e marrëveshjes. Nuk mund t’i akuzojë se kjo bëhet për një konspiracion, por kjo është një fakt. Ka një dakordësi e ajo është që duhet të ecur përpara. Duhet nxjerr mësimin se nga luftërat humbin gjithë dhe vetëm nga paqja fitojnë të gjithë”.


Refugjatët/ Nuk mund të bëjmë shpëtimtarin e Europës

Rama ka folur për migrantët duke thënë se nuk mund të luhet roli i shpëtimtarit të Evropës derisa nuk ka politika të përbashkëta nga ana e BE-së.

“Ne nuk mund të bëjmë shpëtimtarin e Europës as heroin, kur nuk ka një plan të përbashkët të BE”.

“Për sa kohë që Evropa nuk e ka një program, ne nuk kemi pse të hapim dyert ndonëse të tjerët ju kanë kthyer kurrizin, duke iu thënë hyni do të hapnim një plag”.

Kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund ti bëjnë zgjidhje askujt përderisa as vendet e BE-së nuk po mundin.

“Nuk mendoj se këtu ka racizëm, por mungesë e kapacitetit për një vizion strategjik. Ne nuk jemi në Azi, ne jemi në mes të Evropës. Kur vjen puna për vendime të mëdha, kemi problemin se vendet e ndryshme vënë veten para interesave të BE-së”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensionet në seancë, kërkohet përjashtimi i 5 deputetëve nga Kuvendi
Rama e mbyll ditën në shtëpinë e Behgjet Pacollit, së bashku me presidentin e ri »
Article Logic
Execution time: 0.024351119995117
array(1) { ["section"]=> string(93) "ftesa-per-ne-shtepine-e-bardhe-rama-emocionuese-jam-si-mourinho-kam-gjithmone-te-drejte-37102" }