‘’Ftojmë shokun Edi Rama’’, Klosi prezanton kryetarin dhe kryeministri ia merr fjalës: Të afrojmë PS-në me shoqërinë

Publikuar tek: politike, më 12:36 05-02-2016 ‘’Ftojmë shokun Edi Rama’’, Klosi prezanton kryetarin dhe kryeministri ia merr fjalës: Të afrojmë PS-në me shoqërinë

Blendi Klosi, ministri i Mirëqënies ka menduar ta prezantojë ndryshe kryeministrin Edi Rama, para socialistëve të Beratit.

‘’Ftojmë kryetarin e Partisë Socialiste, shokun Edi Rama!’’, kështu ka thënë Klosi, në podiumin ngritur në Berat, fjalë që u shoqërua me duartrokitje më pas.

Nuk dihet nëse Klosi e ka përdorur fjalën ‘’shoku’’ padashje, që është tipike për partitë komuniste, apo ajo ka qenë e qëllimshme. Por nuk duhet mohuar se ka patur edhe raste të tjera brenda PS-së, kur thirrja ''Shoku X''  ka qenë e përdorur.

Sigurisht që Rama, pas kësaj ka folur para qytetarëve të Beratit për reformat por ndryshe nga zakonisht ka përdorur ton të qetë duke komentuar edhe synimin e tij për ç’do bëjë në krye të PS-së.

“Qëllimin e madh të PS, riorganizim nga themeli. Të arrijmë që në 25-vjetorin e partisë të kemi dyfishuar numrin e antarësimeve. Nuk është numri më i rëndësishëm ashtu si hapja, por një shtysë për ta afruar sa më shumë PS-në me shoqërinë.

Nuk kemi kohë për të humbur dhe asnjë të drejtë që të ngurrojmë në çuarjen përpara të refromave dhe t’i trembemi kostove dhe dhimbjes së tyre’’, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bozdo i PD: Gjiknuri i doli kundër Ramës, opinioni e pa qartë aferën korruptive, pasurinë më të madhe të shqiptarëve
Pas Metës dhe Ramës, edhe Basha ftohet në një emision shumë të ndjekur »
Article Logic
Execution time: 0.010959148406982
array(1) { ["section"]=> string(116) "ftojme-shokun-edi-rama-klosi-prezanton-kryetarin-dhe-kryeministri-ia-merr-fjales-te-afrojme-ps-ne-me-shoqerine-31810" }