Fuga and Friends, weekend-e piktoreske nga stafi kryeministror

Publikuar tek: politike, më 15:05 04-02-2015 Fuga and Friends, weekend-e piktoreske nga stafi kryeministror Endri Fuga

Fundjavat kanë rezultuar të gëzueshme për Endri Fugën, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama. Të paktën 4 fundjavat e muajit të fundit, për të kanë qenë shumë të ‘’frytshme’’, të mbushura me udhëtime për qejf në Kolashin të Malit të Zi dhe Pogradec. Në fakt, begatia është gjë e madhe kur të vjen në fillimvit.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, madje nuk ka as lajm. Kushdo mund të thotë se me pagën që kanë, drejtorët mund t’ia lejojnë vetes ndonjë udhëtim të këndshëm çdo fundjavë, ku ta mendojnë të arsyeshme. Madje në ndonjë rast edhe ndonjë udhëtim pak më të shtrenjtë sepse tek e fundit drejtori i Komunikimit të Këshillit të Ministrave mund t’i përballojë me ato pak kursime mbledhur nga një jetë e tërë karriere.

Por çuditërisht ajo që të bën të pyesësh fort veten, është fakti se në fotot e këtyre udhëtimeve rezultojnë gjithnjë të njëjtët njerëz.

Kuptohet se edhe këtu nuk ka asgjë të çuditshme dhe nuk përbën ndonjë lajm kushedi. Cilido nga ne mund të ketë një shoqëri të fortë, e lidhje të ngushtë miqësore me të njëjtët njerëz, të njëjtat fundjava. Veçse kur shkon më tej për të parë se cilët janë këta persona që festojnë gëzueshëm me Endrin në udhëtimet mbreslënëse, del se janë punonjës të tjerë të Kryeministrisë. Njëra prej tyre është Ana Rafti, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri.

Tani pyetja që lind këtu është: me çfarë parash janë financuar këto udhëtime? I kanë paguar vetë apo qeveria u ka vënë në dispozicion fonde të veçanta për shëtitjet piktoreske të rajonit, nga deti në liqen e anasjelltas.

 

Endri Fuga me miqtë gjatë weekendit

Weekendi në Pogradec

Weekendi në Kolashin

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrëveshje bashkëpunimi Dogana-Tatime, Shehaj i faturon fajin sistemit
Braçe-Berishës: S'ka krim më të madh se të vrasësh kundërshtarët politikë »
Article Logic
Execution time: 0.022058963775635
array(1) { ["section"]=> string(62) "fuga-friends-weekend-e-piktoreske-nga-stafi-kryeministror-2312" }