Fuga i përgjigjet Ramës: Çojeni artistin të pastrojë haletë e qytetit

Publikuar tek: politike, më 15:05 10-02-2016 Fuga i përgjigjet Ramës: Çojeni artistin të pastrojë haletë e qytetit

Profesori i gazetarisë Artan Fuga reagon në rrjetin social pas deklaratës së kryeministrit  Edi Rama i cili tha se ndjehej i neveritur “nga profesorë e mendimtarë që shqyejnë gojën duke thënë se qeveria do të punësojë çirakë te privati ndërkohë që një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë diploma për çdo profesion”.

“Më ka ardh zot kur kam parë një profesor mendimtar të shquar që e kishte shqyer gojën deri në atë pikë duke thënë që ç’jemi ne që kërkojmë të punësojnë çirakë te privati ndërkohë që shqiptarët kanë diploma ky është problemi. Kjo është padrejtësi e pashoqe që u është bërë prindërve në rradhe të parë. Një diplomë që thotë se je jurist por sipas gjasave mund të jesh edhe gjysëmanalfabet", tha kryeministri por i menjëhershëm është reagimi i profesorit e cili e nis komentin e tij duke pyetur:

 “Kush e turpëron rininë?

“Punë turpi është edhe që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta.

A ? Nuk ju duket e drejtë kjo ?

Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit,  cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra,  çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve,  çojeni inxhinjerin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh...

A ? Nuk ka vende pune për ata që diplomohen ?

Po pse hapni pa fund universitete që diplomojnë të papunë duke u çertifikuar si të dobishëm nga ana e shtetit? Nuk e kam thënë unë, e ka thënë sociologjia botërore. Nuk jam aq i shquar dhe aq i mënçur sa të hedh poshtë apo të krijoj të vërteta bazike pa të cilat gjithçka bie si fletë e tharë në diell”, shkruan Fuga.

“Të diplomosh për punë të kualifikuar dhe të propozosh punë për punë të pakualifikuar është absurdi i një administrimi absurd, është të fyesh, të krijosh zhgënjime, të prodhosh nga ata që ikin nga sytë këmbët në Gjermani, Kanada, Siri, e jo vetëm për punë.

Lexojeni nga Gustav Le Bon. Ka qenë burrë i mençëm ai... I ngopni me iluzione, u merrni moshën, i zhgënjeni! Kush i hap edhe sot e tash vite mijrat e fakulteteve për të prodhuar miliona jurista?

Unë? Mijra doktora? Unë?”, përmbyll profesori.

LEXO EDHERAMA SULMON FUGEN? "ME KA ARDH ZOR KUR KAM PARE NJE PROFESOR QE SHQEU GOJEN DERI NE ATE PIKE...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama qetëson Majlinda Ketën, i emëron vëllanë zv.ministër. A po kërkon kryeministri t’i presë mbështetjen Ben Blushit?
Basha sulmon sërish Ahmetajn për udhëtimin me çarter, i përgjigjet ministri: Nëse është e vërtetë jap dorehqejen »
Article Logic
Execution time: 0.02000093460083
array(1) { ["section"]=> string(74) "fuga-i-pergjigjet-rames-cojeni-artistin-te-pastroje-halete-e-qytetit-32232" }