Fuga i përgjigjet Ramës: S’jap mësime në 7 universitete dhe s’marr rryshfet, por mendoj se ligji është antikushtetues

Publikuar tek: politike, më 13:36 22-07-2015 Fuga i përgjigjet Ramës: S’jap mësime në 7 universitete dhe s’marr rryshfet, por mendoj se ligji është antikushtetues Edi Rama dhe Artan Fuga

Artan Fuga, akademik dhe shef në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i kthen përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas lakimit nga goja e Ramës se një profesor që deputetët e opozitës i referoheshin, jepte mësim në 7 vende njëherësh, por pa i përmendur emrin konkretisht.

Fuga shkruan se nuk është pjestar i ‘’kastës’’, as nuk jep mësim në 7 universitete, as nuk merr rryshfet madje thotë se universitetet private nuk i llogarisin fare si konkurentë dhe se i ‘’hanë me gjithë lecka’’.

“Fërshëllima kamxhiku në ajër kundër mendimit ndryshe...”, e nis shkrimin në profilin e tij Fuga dhe shton pse universitetet duhet te jene te lira sikurse ishin ne Mesjete.

“Dëgjova disa profesorë që citoni ju dhe që i janë bashkuar këtyre peticioneve, janë në të njejtën kohë në 7 vende. Ku marrin jo raki rrushi, por para nga xhepat e shtetit dhe familjeve shqiptare. Do të shkatërrojmë këtë kastë që ka marrë peng universitetin shtetëror”, tha dje Rama.

Ja si i përgjigjet Fuga:

“Unë nuk jam pjestar i asnjë kaste universitare, as dekan, as rektor, as anëtar senati universitetesh, as kryetar këshillash profesorash. Mua më kanë zgjedhur koleget e mi në mënyre unanime, me votë të fshehtë për të drejtuar një departament. Ju ftoj të vini ta vizitoni, nuk është parajsa mbi tokë, por nuk është fare ajo që u tha për universitetet publike nga foltorja e parlamentit të magjishëm.

Nga konkurrenca me departamente të ngjashëm te privati të kemi frikë? As i llogarisim fare si konkurrentë. I "hamë me gjithë lecka", i lëmë pa punë, siç i kemi lënë.

Une nuk drejtoj 40 doktorata, por jo më shumë se tre a katër, sipas rregullit,nuk jap mësim në shtate vende, por jashtë universitetit publik, jap vetëm 1 orë mësim në javë në semestër, sipas rregullit, nuk marr rryshfete, le të dalë një student në këto 25 vjet të dëshmojë të kundërtën, leksionet që jap në Tiranë, po njësoj i jap edhe në Francë, sipas rregullit, nuk kam licencuar asnjë universitet dhe nuk kam asnjë biznes, as mjet transporti me katër rrota madje, kam pafund libra dhe artikuj shkencore të botuar jashtë vendit,  Më janë velur dhe mërzitur, kush i numëron? gradat dhe titujt nuk i kam marrë vetëm në Shqipëri, por jashtë vendit, edhe doktor edhe kualifikimin profesor, as mund të akuzohem besoj se i kam false,nuk marr honorare në media si analist a psikanalist, nuk vegjetoj sepse drejtoj projekte kërkimore shkencore prej 25 vjetësh, nuk jam në asnjë parti, si t'ja bëj që, ndonëse nuk i kam këto vese, edhe unë mendoj dhe kam bindjen e plotë se projektligji për arsimin e lartë është antikushtetues dhe do e falimentojë atë?”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-gazetarëve për ligjin e arsimit: Ça problemi ka? Reforma revulucionare, spekulohet me të varfërit
Debatet në Kuvend, Meta thërreth Konferenca e Kryetarëve: Shtyhet votimi i pr/ligjit për Turizmin »
Article Logic
Execution time: 0.017230033874512
array(1) { ["section"]=> string(121) "fuga-i-pergjigjet-rames-s-jap-mesime-ne-7-universitete-dhe-s-marr-rryshfet-por-mendoj-se-ligji-eshte-antikushtetues-16755" }