Fuga mbron studentët grevistë: Kanë të drejtë, ministria t’u kërkojë falje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:25 28-02-2015 Fuga mbron studentët grevistë: Kanë të drejtë, ministria t’u kërkojë falje Postimi i Fugës në ''Facebook''

Artan Fuga, profesor i Komunikimit del në mbrojtje të studentëve grevistë të mjekësisë. Sipas tij studentët kanë të drejtë në kauzën për të cilën po bëjnë grevë urie.

‘’Nëse kërkesa e studentëve të mjeksisë është që ata që kanë ardhur nga privati të paguajnë poaq sa studentët e tjerë, ata kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre. Ministria duhet menjëherë t'ua realizojë dhe të kërkojë falje për gabimin e rëndë të bërë. Nuk mund t'u thuhet studentëve se ju e kishit përgjegjësinë që ishit rregjistruar në universitetet e mbyllura. Jo, përgjegjësinë e kishte shteti, ai i mori në qafë studentët, administrata e atëhereshme, që i la hapur ato kioska mashtrimi. Sikurse administrata e tanishme ka lënë hapur kioska të tjera që bëri sikur do t'i mbyllte dhe nuk pati këllqe.’’, shkruan Fuga në ‘’Facebook’’.

Fuga thotë se shteti duhet ta heqë dorën nga xhepat e studentëve dhe të ushtrojë autoritetin në ‘’kioskat kanceroze universitare’’.

“Shteti nuk bën ndere, "ja të bëra nder që të rregjistrova te publiku", jo, shteti bën detyrën, dhe detyrën e bën duke qendruar drejt e gatitu para parimeve kushtetuese të barazisë. Nuk u bën nder studentëve që dolën gjallë nga përmbytjet e kioskave arsimore, por vetëm detyrën, aq më pak mund ta shkëmbejë "nderin" me parà. Hiqeni dorën nga xhepat e studentëve të shkretë! Lërini historitë me taksapaguesa, sepse taksat paguhen fillimisht për të mos lënë mashtruesit e djeshëm dhe të sotëm të ngrejnë firma piramidale me investime shumë të dyshimta të shesin diploma pa asnjë vlerë.Shteti mos keqpërdori taksat duke mos ushtruar autoritetin e tij kundër kioskave kanceroze universitare.”

Sipas Fugës, edhe Avokati I Popullit duhet të reagojë menjëherë para kësaj padrejtësie.

“Qytetarët janë të barabartë përpara agjencive publike. Pa një e pa dy. Përndryshe është diskriminim i rëndë. Do të ishte turp për Avokatin e Popullit po të mos e deklarojë këtë menjëherë.”, shprehet Fuga.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024760007858276
array(1) { ["section"]=> string(77) "fuga-mbron-studentet-greviste-kane-te-drejte-ministria-t-u-kerkoje-falje-4633" }