Fuga-Nishanit: Kemi kritika shumë të forta. Arsimi i Lartë duhet të ndryshojë, por shantazhit duhet t'i pritet çdo rrënjë

Publikuar tek: politike, më 11:33 27-07-2015 Fuga-Nishanit: Kemi kritika shumë të forta. Arsimi i Lartë duhet të ndryshojë, por shantazhit duhet t'i pritet çdo rrënjë

Artan Fuga, akademik dhe shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i ka bërë një parashtrim presidentit të vendit Bujar Nishani, në lidhje me mospërputhjet sipas tij që gjenden në ligjin për Arsimin e Lartë. Ky ligj është miratuar tashmë me 78 vota nga deputetët e maxhorancës, bojkotuar nga opozita, por Nishani ka mbledhur sot profesorët për t’i dëgjuar. “Do mbroj të drejtën e qytetarëve dhe autonominë  e institucioneve’’, u ka thënë Nishani-profesorëve.

Fjala e plotë e Fugës:

“Pasi ligji paraqet autonominë në parim, me terma konkretë e kundërshton. Neni 10 Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë thuhet është institucion publik nën varësinë e MAS, kështu edhe për agjencitë e tjera. Pra në varësi të ministrisë përgjegjëse. Çfarë është një agjenci nën varësinë e MAS, mund të jetë e pavarur? S’mund të jetë se vullneti i saj është i deleguar. Pra nuk është. Po çfarë është? Mua më lënë përshtypje këto agjenci që marrin kompetencat e ministrisë, pra na dalin disa ministri, kanë më shumë kompetenca se vetë ministria: shpërndarje fondesh, gjykimi I cilësisë, vlerësimi i punimeve.

Si është e mundur që një agjenci e deleguar që merr kompetenca nga një dikaster ka më shumë kompetenca, të cilat marrin kompetenca ekzekutive. Nuk është më një interpretim, është një ligj i mirë apo jo, këtu kemi një problem absolutisht juridik që nuk ka interpretim.

Nuk merr kompetenca ministria për të ndërhyrë, është ruajtur nga kjo po janë krijuar agjencitë, neni 13 pika 4 për ASCAL (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë) monitoron dhe garanton cilësinë e programeve të ofruara, çka do të thotë se një strukturë qeveritare hynë jo vetëm në shpërndarjen e fondeve por edhe në gjykimin e programeve. Tani ku është këtu më autonomia që dhe ligji e thotë që universitetet bëjnë vetë programet?

E drejta e gabimit të shkencëtarit në raport me politikën. Në momentin kur thua se duhet të krijohet koherenca e shkencëtarit me logjikën e politikës, bie. Mendimi është i lirë. Në zyra nuk ka liri, do t’i bindesh hierarkisë, kurse shkenca, mësimi është mendim i lirë. Një gabim në shkencë mund të sjellë rezultate shumë pozitive.

Vimë te neni 14 "ASCAL" ngre Bordin e Akreditimint. Pika 5, emërimi dhe shkarkimi bëhet me urdhër të kryeministrit. Si mundet të jetë i pavarur një anëtar i një bordi të ASCAL në momentin kur ndodhet përpara emërim shkarkimit të menjëhershëm të parevokueshëm. Kjo është pavarësia, ky është koncepti shqiptar? Mundet.

Në nenin 47 ky bordet e administrimit ka një problem. Mund të jetë i dobishëm. Problemi më serioz që në këto borde ka nga 7 anëtarë: të zgjedhur dhe të emëruar. Problemi është që a mund të flasim për vullnet autonom, kur përzihet një vullnet autonom dhe një burokratik. I njeh jurisprudenca shqiptare këtë? Ose është vullneti i akademikëve, ose i shtetit. Përzierja e të dyve mendoj se një jurist me pak më shumë kulturë se ajo që ndonjëherë është besoj se këtu do ndalojë. Për mua nuk përbën problem përzierja e kapitaleve shtetërore me private. Ne këtu nuk jemi njerëzit konservatorë që duam të ruajmë konjekturën, ne jemi për një reformë më radikale. Kemi kritika shumë të forta. Jemi të pakënaqur. Jemi shumë mbrapa, duhen bërë gjërat ndryshe. Problemi ynë është që të gjejmë rrugët që çojnë në sukses.

Kultura e shantazhit edhe nëse është bërë pa qëllim duhet t’i pritet çdo rrënjë dhe çdo degë për një Shqipëri evropiane.

Falimentimi. Bordi i Administrimit të IAL-eve, pasi të ketë marrë miratimin e Senatin. Po ç’punë ka Senati në menaxhimin e fondeve, atij i ke dhënë vetëm rol akademik.

Neni 114, pika 4. Shteti konsiderohet themelues. Universiteti i Tiranës, tani konsiderohet si i themeluar nga shteti. Rektori anëtar i Bordit? Po ky ligj e quan rektorin vetëm për anën shkencore, shteti është themelues dhe ç’është ky ligj që e kthen verën në ujë kur vera dhe uji është e njëjta gjë.

Kur ato bëhen institucione të lartë të universitetit publik, themelues është ish-pronari, ku emëron 4 anëtarë të bordit. Ç’do të thotë ky privilegj në status, kur s’ka në funksion. Është as më pak e as më shumë e rivendosje e kastave nuk por them 1989 por më përpara.

Tarifat…studentët janë të mbytur. Janë në gjendje varfërie dhe nuk kanë asnjë kusht të plotësuar për të vazhduar studimet.

Merita nuk është e barabartë, është kundër barazisë, janë kushtet sociale që duhen korrigjuar, që merita të veçojë njërin nga tjetri.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BE, sot vendimi për kthimin me procedurë të shpejtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova
Këshilli Bashkiak i Fierit bën mbledhjen e parë. Ja çfarë u vendos në unanimitet »
Article Logic
Execution time: 0.036463975906372
array(1) { ["section"]=> string(124) "fuga-nishanit-kemi-kritika-shume-te-forta-arsimi-i-larte-duhet-te-ndryshoje-por-shantazhit-duhet-t-i-pritet-cdo-rrenje-17080" }