Fuga: Reforma në Drejtësi? Tallje e paparë, spektakël, estradë...

Publikuar tek: politike, më 14:23 14-01-2016 Fuga: Reforma në Drejtësi? Tallje e paparë, spektakël, estradë... Artan Fuga, profesor

Profesor Artan Fuga komenton shkurt Reformën e shumëpërfolur në Drejtësi duke e cilësuar si një “tallje të paparë”. “Drejtësia si traktori i parë shqiptar”, e titullon komentin e tij profesori ndërsa shkruan: “Reforma në drejtësi !!!

Tallje e paparë, spektakël estrade, përpara qytetarit, ku sekush përpiqet të hiqet më i drejtë se tjetri... Tallje me eksperta... A thua do të shpikin rrotën.

Kur gjëja është fare e thjeshtë. Merrni një model perëndimor, ta zemë të Italisë, Suedisë, Francës, a Kroacisë, me të mirat e të këqiat e veta - se perfeksion nuk ka - dhe aplikoheni. Gjithçka mbaron.

Ne duam të shpikim modelin shqiptar, si bëmë traktorin shqiptar, Zisin shqiptar, njeriun shqiptar...

Cfarë epidemie demence kolektive dhe institucionale sikurse e përshkruante Niçe...!!!

Gënjeshtra dhe sorollatje pa fund...”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drafti me ndryshimet kushtetuese, komisioni i Xhafajt mblidhet nesër në 11:00
Reforma në Drejtësi, Rama: I gatshëm të shkojmë në Referendum »
Article Logic
Execution time: 0.027914047241211
array(1) { ["section"]=> string(64) "fuga-reforma-ne-drejtesi-tallje-e-papare-spektakel-estrade-29986" }